Reagimi i Ambasadës erdhi përmes një zyrtari të saj, pasi protestuesi jo vetëm pretendoi për marrjen e kërcënimeve në emër të Ambasadës së SHBA-së në Tiranë, por iu drejtua publikisht këtij institucioni duke i thënë ‘kështu e trajtoni ju rininë shqiptare? Turp’.

Pyetja publike e tij për Ambasadën e SHBA-së, dukej se e forconte edhe më tej pretendimin e tij, se pas kërcënimeve të mundshme qëndronte selia e përfaqësisë amerikanë në Tiranë.