Shabani u betua mes kaosit dhe më pas u largua nga salla duke përshëndetur opozitën me puthje. Opozitarët në kor kërkuan në sallë edhe zv.kryeministren Belinda Bqlluku, për të cilën SPAK kërkon autorizim për arrestimin. Klevis Balliu u përjashtua ndhe Peleshi dha pushim me qëllim që ai të largohet nga salla.
PS kaloi direkt në votim. Mes deputetëve që u ulën në karriget e ministrave ishin Klevis Balliu, Flamur Noka, Elda Hoti, Belind Këlliçi.
Flamur Noka “luftë” për të zaptuar karrigen e Peleshit, garda e bllokon! Ulet me dhunë tek vendi i Ballukut

Deputeti demokrat Flamur Noka ka vrapuar duke hipur mbi tavolinë për të zënë vendin e kryetarit të Kuvendit Niko Peleshi pa filluar seanca parlamentare.
Ai është bllokuar nga Garda dhe më pas është ulur duke zënë karrigen e Belinda Ballukut. Kjo revoltë e demokratëve vijoji deri në përfundim të seancës plenare.
Opozita shkakton kaos në Kuvend, demokrati lëshon sharje drejt Gardës (VIDEO)
Korreshi shihet që lëshon dhe sharje në drejtim të trupave të Gardrës, të cilët kanë rrethuar demokratët.
Zjarr edhe jashtë Kuvendit, fibrat e transmetimit të televizioneve përfshihen nga flakët
Ende nuk dihet shkaku i zjarrit të rënë.
Demokratët vijojnë revoltën në Kuvend, Bledion Nallbati e të tjerë përplasen fizikisht me gardën! Ndizet një tjetër flakadan
Në anën tjetër, deputeti Bledion Nallbani dhe disa të tejrë u konfrontuan fizikisht me gardistët.
Kaos e përleshje në Kuvend, deputeti Fidel Kreka ndez sërish flakadanë
Opozita nuk lëshon karriget e ministrave, demokratët ndezin flakadanë! Përplasje fizike me gardën

Deputët e PD kanë ndezur një tjetër flakadan sapo kryetari i Kuvendit Niko Peleshi hapi përsëri seancën pas disa minutave pushim.
Ndërkohë Elda Hoti ka hedhur ujë në drejtim të gardistëve. Këta të fundit kanë rrethuar deputetët, të cilët kanë zaptuar karriget e ministrave, duke i shtyrë për t’i larguar. Demokratët refuzojnë të largohen ndërsa vijojnë të hedhin sende ne drejtim të Niko Peleshit.
Noka i hedh ujë gardistit, përjashtohet nga seanca
Demokratët rrëzojnë karrigen e Belinda Ballukut, Klevis Balliu përjashtohet nga seanca

Deputeti demokrat Klevis Balliu përjashtohet nga seanca plenare. Opozita ka shkaktuar kaos në Kuvend duke zaptuar karriget e ministrave. Ata kanë rrëzuar karrigen e zv.kryeministres Belinda Balluku. Balliu pavarësisht se është përjashtuar nga seanca, vijon revoltën së bashku me deputetët e tjerë.
Endri Shabani betohet si Avokat Populli mes kaosit të opozitës, i përshëndet me puthje dhe largohet nga salla
Klevis Balliu dhe deputetë të tjerë të PD kanë zënë vendet e ministrave, në një kohë kur kryetari i Kuvendit Niko Peleshi është duke vijuar me rendin e ditës.
Ai ka thërritur Endri Shabanin që të kryejë betimin e tij. Pavarësisht thirrjeve të opozitarëve “Turp, turp, dil përjashta”, Shabani është betuar si Avokati i Popullit, ndërsa largohej nga salla ka përshëndetur dhe opozitën me një puthje.

Kaos në parlament, Këlliçi ndez flakadanë në sallë! Demokratët hedhin ujë e shishe në drejtim të Niko Peleshi
Deputeti i PD Belind Këlliçi në çelje të seancës plenare ka ndezur një flakadan teksa qëndronte në zonën e kabinetit të qeverisë.
Një grumbull deptuetësh demokratë kanë zaptuar vendet e ministrave të Ramës ndërsa janë të rrethuar nga Garda. Ndërkohë deputetët kanë filluar dhe të hedhin sende dhe ujë në drejtim të kryetarit të Kuvendit, Niko Peleshi.
Seanca plenare nis mes kaosit, deputetët e opozitës nuk lëshojnë karriget e ministrave
Deputetët e PD kaos në Kuvend, reagon Braçe: Më në fund e morën pushtetin

Deputeti i Partisë Socialiste ka reaguar pas tensioneve të shënuara në Kuvend, ku deptuetët demokratë kanë penguar fillimin e seancës plenare duke zaptuar karriget e ministrave të qeverisë Rama.
Përmes një postimi në rrjetet sociale Braçe thotë më në fund e morën pushtetin.
“Kuvendi i Shqipërisë, më në fuuuund e morrën pushtetin!!”, shkruan Braçe në rrjetet sociale.