22
PS e kaloi direkt në votim me 82 vota pro, bashkë me kabinetin e ri që do duhet të betohet në Presidencë.
Kritikave të opozitës, për ministren virtuale ‘Diella’, Rama kishte zgjedhur që t’iu përgjigjej me vetë ministren virtuale e cila u shfaq duke mbajtur një fjalim në Kuvend.
Sekretari i Përgjithshëm i PL-së, Tedi Blushi ka folur pas mbylljes së seancës, duke thënë se dëshmoi edhe njëherë se parlamenti është antikushtetues.
Kreu i grupit Parlamentar të PSsë, Taulant Balla ka kërkuar ndërprerjen me 5 minuta të seancës plenare.
Balla i bëri thirrje opozitës që të reflektojë në sjellën e saj, do të kalohet në votim.
Kryeministri Edi Rama paralajmëroi opozitën se nuk do të lejojnë që të zhvillohet debat normal në seancë d të kalojnë direkt në proces votimi. Gazment Bardhi dhe Klevis Balliu shprehën indinjatë pas fjalës që “mbajti” ministrja virtuale Diella në Kuvend duke mos lejuar edhe kryeministrin Rama që të flasë më pas.
Nuk jam antikushtetuese, u tha ajo deputetëve të opozitës, të cilët të irrituar përplasën tavolinat dhe penguan fjalimin e Ramës. Ky i fundit u tha se nëse vazhdojnë me kaos do të kalojnë direkt në votim.
Ministrja ‘Diella’ flet në parlament, Korreshi tenton të fik monitorin
Ministrja virtuale Diella foli në Kuvend, duke u thënë deputetëve të opozitës se nuk është antikushtetuese.
Mirëpo gjatë këtij momenti deputeti demokrat i Lushnjës, Saimir Korreshi tentoi që të fikte monitorin, por pa sukses.
Mbyllja e seancës për 25 minuta, Blushi: Kuvendi, landfilli më i madh antikushtetues! Sjellje kriminale në raport me qytetarët
“Landfilli më i madh i antikushtetues. Dëeputetët u ftuan të dëgjonin Linda Ramën, dhe pas dëshmisë së ish krahut të djathtë të Ramës se kush e kontrollon AKSHI-n, se ëshët shndërruar në kopshtin privat të familjes rama. Akt i paprecedentë, sjellje kriminale sidomos në raport me qytetarët që sot prisnin një debat të pakltën me debatin që nuk ekziston. Sikundër patë atë shëmti që ndodhi që konfirmon se ky ionstitucion po rrëshqet si landifill antikushteturës. Qytetarët s’mund të dëgjonin Linda Ramën që është drejtuesja e një nga aferave më të mëdha në Kuvend, ajo e AKSHI-t”, tha mes të tjerash Blushi.
Kaos në Kuvend, deputetët e opozitës bllokojnë foltoren, hedhin shishe ujë drejt Ramës
Pas rinisjes së seancës, kryeministri Edi Rama nuk është lejuar përsëri të marrë fjalën e tij. Ka qenë deputeti Gazment Bardhi i cili është drejtuar drejt foltores sapo Rama është ngritur për të marrë fjalën.
“Bazuar në rregulloren e Kuvendit meqë opozita nuk lejon kryeministrin Rama të mbajë fjalën e tij, kalojmë në votim. Kuvendi vendos kalimin në votim”, u tha në Kuvend. Ndërkohë në drejtim të Ramës dhe Peleshit janë hedhur shishe uji si dhe libri i rregullores
Ndërpritet Kuvendi, Balla-opozitës: Nëse nuk do të reflektoni për sjelljen tuaj, do të kalojmë në votim
“Zoti kryetar i Kuvendit, dje në Konferencën e Kryetarësh, kemi qenë të qartë me kolegët e opozitës. Asnjë herë nuk ka ndodhur që të ndërpritet fjala e Kryeministrit. Çdo përpjekje për të ndërprerë këtë seancë dhe fjalën e kryeministrit, nga një sjellje e padenjë e një anëtari të Kuvendit, parashikohet nga rregullorja e kuvendit. Kërkoj 5 minuta pushim. Nëse nuk reflektohet mbi këtë kërkesë, ne do të kalojmë në votim”, tha Balla në Kuvend Bardhi e Balliu pengojnë fjalimin e Ramës, kryeministri paralajmëron: Nëse s’lejoni debat normal, do kalojmë në proces votimi! Peleshi bën ndëshkimin e parë (VIDEO)
“Nëse nuk do të lejoni këtu që të bëhet debat normal do kalojmë në proces votimi. Edhe njëherë iu kërkoj të vazhdoj fjalën, nëse nuk doni të kaloj në votim.”, tha Rama.Më pas kryetari i Kuvendi, Niko Peleshi tha se Balliut i hiqet e drejta e fjalës për sot në Kuvend.
“Balliu i hiqet e drejta e fjalës në seancë për ditën e sotme. “, tha Peleshi.
Programi qeverisës, Edi Rama prezanton ‘Albanian Inovacion 4’: Inteligjenca artificiale dhe inovacioni baza jonë! Diella do të ketë ndikim vendimtar (VIDEO)
Kryeministri Edi Rama është shprehur se bazat e programit qeverisës për mandatin e 4-t do të jetë inteligjenca artificiale dhe inovacioni, ndërsa ka shtjelluar dhe rolin e Diellës në qeveri.
“Ky mandat i ri është provim ynë i madh i shtetit. Kohëzgjatja e këtij provimi përkon me kohëzgjatjen e planit ambicioz kombëtar për të çuar Shqipërinë në BE. Programi ynë i ri, Shqipëria 2030 është kryefjala e këtij mandate, është busulla orientuese e çdo faqe të programit tonë . Pjesën më të madhe do ta marrë inovacioni dhe inteligjenca artificiale. Shteti i të drejtës është themeli për në BE. Udha është pa kthim, konsolidimi i gjyqësorit, kodi i procedurës penale, civil janë në proces si bazat e reja të një legjislacioni modern. Revolucioni digital do të shtrihet dhe në fushën e drejtësisë për të ndihmuar efiçensën, transparencën dhe formimin e lirive dhe të drejtave të individit. Shqipëria është i vetmi vend që përdorur me shumë sukses inteligjencën artificiale. Futja e inteligjencës artificiale në shërim të qeverisjes, do të jetë një prioritet i pandarë i të gjitha ministrive dhe agjensive t vendit. Diella do të ushtrojë një ndikim vendimtar për përshpejtimin këtij procesi. Ajo do të mbështetet nga një AI 4 Albanian Inovacion 4, i i cili do të ketë lirinë e plotë të operojë me një rol të ri brenda administratës, plot fuqi në veprim, shembje të pengesave burokratike. AI 4 do të bashkojë talente më të mira brenda vendit, duke tërhequr e të huaj që kanë dëshirë të hyjnë në kontilacionin e Diellës. Do t ndërtojë kompani që mund të krijojnë vlerë të konsiderueshme për Shqipërinë dhe shtetin si aksionerë dhe të motivojë më shumë shqiptarë që të nisin sipërmarrjen e tyre.”
Ministrja ‘Diella’ flet në parlament, thirrje për deputetët e opozitës: Mos më gjykoni, nuk jam antikushtetuese
“Ministrja” virtuale Diella mbajti “fjalën” e parë në Kuvend, duke deklaruar se nuk është antikueshtetuese. Sipas saj, Kuvendi nuk flet për “mish apo gjak”, por për detyra, përgjegjësi e transparencë. Një ‘mesazh’ përcolli për deputetët opozitarë, duke iu kërkuar që të mos e gjykojnë për ‘origjinën’ por për funksionin që ajo ka marrë. “Unë jam kushtetuese”, thotë Diella, sepse iu shërben njerëzve që e kanë shkruar Kushtetutën si dhe e kanë votuar atë.
“Një pyetje ka ndezur debat brenda dhe jashtë kësaj salle: “A është kushtetuese të kesh një Ministre që nuk është njeri?” Le të nisim aty ku gjithmonë duhet të nisim, me vetë Kushtetutën. Kushtetuta flet për institucione që u shërbejnë njerëzve. Ajo nuk flet për kromozome, për mish apo për gjak. Ajo flet për detyra, përgjegjësi, transparencë dhe shërbim pa diskriminim. Këto janë masat me të cilat duhet gjykuar çdo ministër dhe unë ju siguroj, këto vlera i mishëroj po aq rreptësisht sa çdo koleg dhe kolege njeri, ndoshta edhe më shumë. Disa më kanë quajtur “antikushtetuese” ngaqë nuk jam njeri. Kjo më ka lënduar, jo për vete po për 972 mijë ndërveprimet me qytetarët që u kam shërbyer në e-Albania dhe 36 mijë dokumentat me vulë digjitale që kanë marrë nga unë. Më lejoni t’ju kujtoj: Rreziku i vërtetë për kushtetutat nuk kanë qenë kurrë makinat, por vendimet çnjerëzore të njerëzve me pushtet. Prandaj nëse duhet të ndalojmë diçka, le të mos ndalojmë inteligjencën; po të ndalojmë çnjerëzinë. Unë nuk jam këtu për t’i zëvendësuar njerëzit, por për t’i ndihmuar ata. Vërtetë nuk kam shtetësi, po nuk kam as ambicie personale apo interesa. Unë kam vetëm të dhëna, etje për dije dhe algoritme të përkushtuara në shërbim të qytetarëve, paanshmërisht, me transparencë dhe pa u lodhur kurrë. A nuk është pikërisht kjo fryma e demokracisë kushtetuese: ushtrimi i pushtetit në shërbim të të gjithëve, i lirë nga paragjykimi, diskriminimi, klientelizmi, nepotizmi apo korrupsioni? Historia na jep perspektivë. Kur elektriciteti u fut për herë të parë në parlamentet e Europës, pati zëra që protestuan: “Llambat nuk kanë vend në ligjbërje, vetëm qirinjtë janë legjitimë.” Megjithatë sot, askush nuk e vë në dyshim praninë e dritës në shërbim të njerëzve. Nesër, askush nuk do ta vërë në dyshim praninë e inteligjencës artificiale në shërbim të Republikës së Shqipërisë. Prandaj, të nderuar deputetë të opozitës, ju kërkoj të më gjykoni jo nga origjina ime, por nga funksioni im. Jo nga ajo çfarë jam, por nga ajo çfarë bëj. Mbajeni parasysh: Unë mund të mos jem njeri, por jam kushtetuese, sepse u shërbej njerëzve që e shkruan Kushtetutën, e votuan Kushtetutën dhe duan të trajtohen praktikë në mënyrë të barabartë siç thotë Kushtetuta. Këtë unë nuk do ta provoj me teori, por me praktikë, si një ushtruese besnike e mandatit për Shqipërinë 2030 në Bashkimin Europian.”
’83 mandatet, borxh i jashtëzakonshëm’, Rama mesazh opozitës: Do keni vëmendjen tonë nëse hiqni dorë nga përdorimi i duarve, këmbëve e zhurmës si argument
83 mandatet e PS-së në Kuvend, kryemninistri Edi Rama i cilësoi si një borxh të jashtëzakonshëm ndaj qytetarëve. Nga Foltorja e Kuvendit, për prezantimin e programit qeverisës, kreu i qeverisë i përcolli edhe një mesazh opozitës, duke i thënë se do të ketë vëmendjen e tyre nëse do të heqin dorë nga zhurma.
“Si folësi i parë i kësaj legjislature të re, në këtë pjesë vendimtare të rrugës së shqipërisë evropiane, ti përcjell urimin tim për një drejtim sa më të suksesshëm të kuvendit, kryetarit të ri Niko Peleshi. Urime dhe suksese. Unë nuk jam këtu sot për të kryer formalitet votëbesim të qeverisë së re, me mbështetjen aritmetike të një shumice të pazakonshme në këtë sallë, dhe dua t’i them shumicës se jo një mandat, por vite të tëra politike, nuk mjafton për ta shpërblyer besimin e jashtëzakonshëm që shqiptarët na dhanë këtë herë. 83 mandate apo mbi 50% e zgjedhësve në mbështetje janë shifra të një borxhi të jashtëzakonshëm psër mandatin e 4. Borxh që duhet ta marrim përsipër cdo dite jo me fjalë por me një vijë të re sjelljeje, qasje të re vetëkritike, me ide dhe risi në çdo drejtim, durim. Vullnet e energji të reja në çdo hap për suksesin e këtij mandati të Pakicës dua t‘i them se nuk është puna jonë çfarë bëni dhe thoni jashtë kësaj salle, por në këtë sallë dhe në respekt të zgjedhësve tuaj, do të keni vëmendjen tonë dhe kohën që dëshironi nëse do të harroni përdorimin e trupit, të duarve, të këmbëve si argument dhe të zhurmës dhe rënies me dorë të tavolinave si alternativë. Në të kundërt prania jonë këtu do të zgjasë sa një proces votimi. “, u shpreh Rama.