Kategoria e Dytë e futbollit në Shqipëri është në raundin e shtatë. Për Grupin A, dy duelet e programuara për këtë të shtunë janë shtyrë, si pasojë e reshjeve të shumta të shiut dhe përmbytjeve. Moti i keq që ka përfshirë shumë zona të Shqipërisë këto ditë, ka sjellë këto pasoja.
Në stadiumin “Ismail Xhemali” të Pukës, vendasit e Tërbunit pritën Luzin e Vogël. Vetëm 16 minuta u zhvillua kjo sfidë, me kryesorin që e mbylli ndeshjen para kohe pasi fusha nuk ishte në gjendjen optimale. Rezultati i takimit për ato minuta që u luajt ishte 0-0.
Ndërkohë që ndeshja mes Erzenit dhe KF Shirokës, e programuar për këtë të shtunë në orën 13:00 në “Tofik Jashari” të Shijakut, nuk nisi fare, duke u shtyrë për një tjetër datë.
Miqësoret kundër Turqisë/ Pesë risi në listën kuqezi, trajneri Grima grumbullon 24 futbolliste
Do jetë Komisioni i Garave në FSHF që do vendos për datat e reja të zhvillimit të këtyre dueleve.