Kategoria e Parë e futbollit në Shqipëri ka mbyllur raundin e 11-të. Dueli i fundit i programuar për këtë të diel ishte ai i zhvilluar në stadiumin “Loni Papuçiu” të Fierit. Vendasit e Apolonisë u mposhtën 2-3 nga Skënderbeu. Korçarët vijojnë mos kenë rivalë këtë sezon dhe duket se marshojnë të qetë drejt titullit kampion, që do të thotë kalim në Superligë për edicionin e ardhshëm.
Ndeshja ishte me emocione në Fier dhe në pjesën e parë u shënuan katër gola. Trifoni kaloi Apoloninë në epërsi pas 15 minutave lojë duke kthyer në gol një penallti. Më pas Skënderbeu “u zgjua” dhe përmbysi ndeshjen. Nasr dhe Musa shënuan në minutat 20-të dhe 22. Në minutën e 26-të ishte Topi që barazoi për 2-2, me pjesën e parë që u mbyll me këto shifra.
Në fraksionin e dytë sërish Nasr, pas një asisti të Çuçkës, gjeti golin e tretë për Skënderbeun. Në fund bardhekuqtë e Ernest Gjokës fituan 2-3 me mbajnë kreun e renditjes të shkëputur me shtatë pikë nga Laçi.
Kategoria e Parë, raundi i 11-të:
Apolonia 2-3 Skënderbeu
Besa 0-0 Laçi
Kastrioti 3-1 AF Luftëtari
Korabi 1-0 Kukësi
Lushnja 1-0 Iliria
Burreli 2-0 Pogradeci
Renditja: