Arkitektja Entela Koja e ftuar në Log, ka denoncuar atë që ajo e quajti aferë korruptive, projektin “TID” i cili ka në fokus ndërhyrjen në bërthamën e Durrësit të Vjetër.
Koja tha se janë 14 pronarë të cilët kanë paditur në SPAK gjithë linjën e projektit të miratuar nga fondacioni AADF, Bashkia e Durrësit dhe ministria e Kulturës.
“Ndërhyhet në zona që ka shtresëzime historike, në mënyrë selective dhe projekti degradon në një po një jo jë ndoshta. Në prezencë të njerëzve, ku një ditë marrin vesh që prona u shpronësohet.
Ajo që ne na coi drejt shkuarjes përtej, jo vetëm në gjykatën Administrative. Në momentin që ti e con në gjykatë, ndërkohë objekti prishet. Ne gjetëm pasaktësi dhe gjëra të qëllimshme ne kemi menduar ta cojmë në SPAK”, tha arkitektja Entela Koja.
Entela Koja: Në praktikën e shtetit shqiptar, është krijuar një precedent i keq ku bëhen ndërhyrje për interes publik. Pas tërmetit të 2019, nëse planet urbanistike kishin planin e detajuar vendor, u fut një termë, plan i detyruar vendor, pasi shteti duhet të merrte masa emergjente dhe nuk priste konsultime publike.
Ky plan i detyruar vendor futet dhe në hapësirat publike. Ajo që po ndodh në Durrës me justifikimin e amfiteatrit është një ndërhyrje në bërthamën e Durrësit të vjetër dhe ky projekt I ndërmjetësuar me AADF, ministria e Kulturës dhe bashkia e Durrësit në 2020. Ndërhyhet në zona që ka shtresëzime historike, në mënyrë selective dhe projekti degradon në një po një jo jë ndoshta. Në prezencë të njerëzve, ku një ditë marrin vesh që prona u shpronësohet.
Ajo që ne na coi drejt shkuarjes përtej, jo vetëm në gjykatën Administrative. Në momentin që ti e con në gjykatë, ndërkohë objekti prishet. Ne gjetëm pasaktësi dhe gjëra të qëllimshme ne kemi menduar ta cojmë në SPAK.
Jemi më shumë se 14 pronarë që kemi paditur gjithë linjën e projektit. Është rast korruptiv dhe ne dëshmojmë se këtu është bërë zgjedhje klienteliste.
Njerëzit janë detyruar për shkak të afatit kohor të apelojnë vlerën e shpronësimit. Ajo që më bën përshtypje në gjithë këtë histori është mosvënia në dijeni për këtë projekt. Korrupsioni qëndron në faktin se projekti është bërë në bazë klienteliste.
Pas 2022 kemi kontaktuar fondacionin, por ata nuk janë vetëm donatorë por dhe pranues të projektit.