22
©2024 All Right Reserved. I dizajnuar dhe i zhvilluar nga Gazeta17shkurti.com
Shkelqim Hajdari, koordinator i protestës në Tiranë tregoi se kush do të jenë folësit në këtë protestë që do të mbahet sot në sheshin “Skenderbej”.
Ai u shpreh se protesta do të hapet nga Hysni Gucati, për të vazhduar me Ali Ahmetin.
“Nuk do ketë shumë folës, nuk do ketë politikanë. Protesta do të hapet nga kryetari i Organizatës së Veteranëve, Hysni Gucati dhe do të mbyllet, jo si politikan, por si ish-udhëheqës i luftës si në Kosovë, si në Maqedoni të Veriut, Ali Ahmeti”.
“Sigurisht do të flas ish-presidenti, Alfred Moisiu dhe përfaqësues të dëshmorëve të Shqipërisë që kanë rënë në luftën që është bërë në Kosovë dhe Maqedoni”, ka thënë ai.
Gazeta17shkurti.com është një portal online që fokusohet kryesisht në politikën brenda dhe jashtë vendit, analizat, dhe çdo temë që lidhet me interesin e gjerë të qytetarëve. Synimi i Gazeta17shkurti.com është të ofrojë informacion të saktë, objektiv dhe të plotë për lexuesit në të gjitha aspektet e aktualitetit, duke respektuar etikën dhe standardet profesionale të gazetarisë.
©2024 All Right Reserved. I dizajnuar dhe i zhvilluar nga Gazeta17shkurti.com