Në javët e fundit, misioni KFOR i udhëhequr nga NATO, me kërkesë të institucioneve në Kosovë përmes Agjencisë së Menaxhimit të Emergjencave, ka ndihmuar në shuarjen e zjarreve në disa zona dhe lokacione.
Ndihma e KFOR-it përfshinte aktivitete zbulimi dhe ndërhyrje të drejtpërdrejta në terren. Në veçanti, Task Forca e Aviacionit Amerikan, e caktuar në Komandën Rajonale të KFOR-it Lindje, dha një kontribut të rëndësishëm në shuarjen e zjarreve duke kryer disa operacione nga ajri.
Në komunën e Gjakovës, më 18 gusht, ekuipazhi kreu 12 shkarkime uji në një periudhë pesë-orëshe. Në komunën e Kamenicës, më 11 gusht, ai reagoi 11 herë gjatë një fluturimi gjashtë-orësh. Në Mitrovicë, më 26 korrik, ai kreu 18 operacione ajrore shuarjeje gjatë një periudhe katër-orëshe, dhe në Drenas, më 25 korrik, ai pati deri në 39 ndërhyrje gjatë një periudhe 20-orëshe.
“KFOR-i mbetet i gatshëm, brenda mjeteve dhe aftësive të tij, për të mbështetur parandalimin dhe menaxhimin e situatave emergjente në Kosovë”, vijon njoftimi i KFOR.