Shtatë anëtarë të Këshillit të Lartë të Prokurorisë, votuan Klodian Brahon, pasuesin e Altin Dumanit në krye të SPAK. Prokurori, i cili do të marrë drejtimin e Strukturës së posaçme Anti-korrupsion pas 18 dhjetorit, mori shumicën e votave të 11 anëtarëve në një seancë publike që zgjati 6 orë në Këshillin e Lartë të Prokurorisë.
Pas tij, 3 vota të anëtarëve arriti të marrë Adnand Xholi, dhe pas tij, vetëm 1 votë, Elvin Gokaj. Kandidatja e katërt, e vetmja grua që synoi drejtimin e SPAK, Doloreza Musabelliu, nuk mori besimin e asnjë anëtari të KLP-së.
Përzgjedhja e kreut të një prej institucioneve me vëmendjen më të madhe jo vetëm të opinionit publik e politikës në Shqipëri, por edhe të ndërkombëtarëve, u ndoq nga afër në sallë gjatë gjithë seancës maratonë, nga krerët e selive diplomatike në Tiranë, SHBA,-të, ambasadorë të vendeve të BE-së dhe Britania e Madhe.
“SPAK ka rol thelbësor në luftën kundër krimit dhe korrupsionit. Është një nga kërkesat kyçe për në BE. Dje thamë që ajo që kërkojmë është një kryetar që do të vijojë punën e SPAK, dhe ajo që kërkonim ishte një kandidat me nivele pavarësie dhe integritet. Uroj z.Braho dhe që mirëpresim bashkëpunimin me të në vijim”, tha Gonzato.
Kandidatët parashtruan pikat e forta të platformës së tyre, vënë edhe përballë pyetjeve të anëtarëve të KLP-së.
Kreu i SPAK, e ka mandatin 3 vjeçar, pa të drejtë rizgjedhjeje. Altin Dumani, I cili pasoi Arben Krajën, të parin drejtues të Strukturës së Posaçme Anti-Korrupsion, tashmë do të jetë prokuror në SPAK, deri në vitin 2028, kur përfundon mandate 9-vjeçari i një hetuesi të posaçëm. Dumani e mbyll ciklin e drejtuesit mes kërkesave të vazhdueshme për t’i dhënë mundësinë prokurorëve të SPAK të kenë mundësinë e rikandimit.
Klodian Braho zgjidhet kreu i ri i SPAK, ambasadori Gonzato: Përgëzime për detyrën e re, mirëpresim bashkëpunimin
Ambasadori i Bashkimit Evropian, Silvio Gonzato ka përgëzuar prokurorin Klodian Braho për zgjedhjen si kreu i ri i Strukturës së Posaçme Antikorrupsion (SPAK).
Kemi ardhur këtu të tregojmë mbështetjen tonë për KLP, por edhe për të treguar interes në procedurën e emërimit. SPAK ka rol thelbësor në luftën kundër krimit dhe korrupsionit.
Është një nga kërkesat kyce për në BE. Dje thamë që ajo që kërkojmë është një kryetar që do të vijojë punën e SPAK, dhe ajo që kërkonim ishte një kandidat me nivele pavarësie dhe integritet. Uroj z.Braho dhe që mirëpresim bashkëpunimin me të në vijim”, tha Gonzato.
Braho do të jetë pasuesi i Altin Dumanit në krye të SPAK pas 7 votave të marra në Këshillin e Lartë të Prokurorisë. I gjithë procesi që prej fillimit e deri më sot është ndjekur nga afër nga ndërkombëtarët.
Klodian Braho kreu i ri i SPAK, ja si votuan 11 anëtarët e KLP-së
Klodian Braho u zgjodh kreu i ri i SPAK me 7 vota pro. Më poshtë votimi i anëtarëve të KLP-së
Votimi
Sokol STOJANI – Adnan Xholi
Moisi DUDA – Braho
Olger EMINAJ- Braho
Erind MERKURI- Xholi
Mirela P. BOGDANI -Braho
Vatë STAKA – Xholi
Ledina RIZA – Braho
Erind GËRMENJI – Braho
Zeqir HODA – Braho
Arta MANDRO – Braho
Erion FEJZULLA – Gokaj