Prej orës 09:00, në Këshillin e Lartë të Prokurorisë po zhvillohet mbledhja për zgjedhjen e kreut të ri të SPAK. Altin Dumanit i mbaron mandati më 18 dhjetor, ndërsa në 5 për tu zgjedhur në krye të SPAK janë 4 janë kandidatët: Elvin Gogaj, Adnand Xholi, Doloreza Musabelliu dhe Klodian Braho.
Mbledhja është e hapur për mediat dhe të pranishëm janë edhe ndërkombëtarët, e dërguara me punë e SHBA në Tiranë, Nancy VanHorn, ambasadori i delegacionit të BE, Silvio Gonzato si edhe ambasadori britanik Nicholas Abbott.
I pari që prezantoi platformën e tij para anëtarëve të KLP ishte Adnan Xholi, i cili premtoi se do të çojë para luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. Xholi tha se është e rëndësishme të çrrënjoset kultura e pandëshkueshmërisë, ndërsa si prioritet paraqiti edhe mbrojtjen e prokurorëve për të cilët tha se janë pre e sulmeve të padrejta.
Për herë të parë në garën për kreun e SPAK garon edhe një grua, Doloreza Musabelliu. Kjo e fundit aktualisht po prezanton platformën e saj para KLP-së. Musabelliu tha se kërkon të kontribuoj me integritet, vizon dhe vendosmëri në drejtim e SPAK. Ajo tha se synon të ofrojë një drejtim të pavarur për SPAK dhe të orientuar drejt rezultateve konkrete.
Altin Dumani është zgjedhur në krye të SPAK më 18 dhjetor 2022 dhe është prokurori i dytë që ka drejtuar SPAK që nga themelimi i Strukturës së Posaçme, pas Arben Krajës. Mandati i kryeprokurorit është 3-vjeçar dhe pa të drejtë rikandidimi.
Zgjedhja e kreut të SPAK bazohet në eksperiencën në çështjet sensitive të korrupsionit dhe të krimit të organizuar; në aftësitë drejtuese, vizionin ose planin e besueshëm për organizimin e Prokurorisë, imazhin publik të karrierës së tij etj.
Votimi për drejtuesin e Prokurorisë së Posaçme kësaj radhe nuk do të bëhet i hapur, por anëtarët do shkruajnë në letër emrin e kandidatin të cilin do e votojnë. Kryetar i ri zgjidhet kandidati që merr më shumë vota në Këshill, pra mjafton që ai të marrë një votë më shumë se kandidatët e tjerë.
Në rast se dy a më shumë kandidatë marrin numër të barabartë votash, Këshilli me pjesëmarrjen e të gjithë anëtarëve të pranishëm, kryen një votim të dytë mes kandidatëve me numër të barabartë votash.
Çështje të mbartura në SPAK, Musabelliu: Duhen 40 hetues të rinj
Kandidatja për kreun e SPAK, Doloreza Musabelliu ngriti çështjet e mbartura si një prej problematikave me të cilat përballet SPAK. Ajo tha se do duheshin 40 hetues të rinj për të çuar para çështjet.
“Kemi pajtueshmëri hetuesish, ka çështje të mbartura. Po bëjmë të pamundurën të heqim çështjet e mbartura. Duhet t’iu jepet zgjidhje, me atë që paraqita për 40 hetuesit e rinj do ketë shtysë të rëndësishme në këtë kuadër”, tha Musabelliu.
Sfidat për një grua në krye të SPAK? Ja si përgjigjet Doloreza Musabelliu
Cilat do të ishin sfidat me të cilat do përballej Doloreza Musabelliu si një grua nëse do të zgjidhej në krye të SPAK? Ja si përgjigjet ajo në mbledhjen e KLP-së.
“Mendoj që një drejtues i SPAK duhet të ketë disa cilësi që janë aftësi për vendimmarrjes të shpejtë, për të drejtuar me vizion, për të siguruar ambient efikas, aftësi për ti bërë ballë presioneve, i brendshëm i jashtëm, nuk shoh që ndonjëra prej tyre të lidhet me gjininë”, tha ajo.
Doloreza Musabelliu: Sekuestruam 10 milionë dollarë kriptomonedha, por nuk kishim portofol për t’i ruajtur!
Prokurorja Doloreza Musabelliu foli në mbledhjen e KLP edhe për cështjet që ka hetuar në SPAK.
“Kam hetuar një sërë çështjes në SPAK, ku ndër më të spikaturat vrasje me paramendim për hakmarrje dhe vrasje në rrethana cilësuese të kryera në kuadër të grupit të struktura kriminal. Në dy çështje janë lidhur marrëveshje bashkëpunimi me bashkëpunëtorë, kanë qenë armë për zbardhjen e ngjarjeve. Rasti i parë që ka shkuar për gjykim organizatë kriminale dhe janë sekuestruar kriptomonedha digjitale 10 mln dollarë, kishim problematikë sepse nuk kishim ku ti ruanim për shkak se na mungon portofoli dixhital”, tha Musabelliu.
Nga trafiku ajror i drogës te vrasjet, Musabelliu: Ja dosjet sensitive që kam shqyrtuar! Asnjë funksionar publik nuk qëndron mbi ligjin
Kandidatja për kreun e SPAK, Doloreza Musabelliu para anëtarëve të KLP prezantoi disa prej çështjeve sensitive që ajo ka ndjekur si prokurore.
Musabelliu: Kam pasur çështje të trafikut të narkotikëve prej 2004-ës. Mund të përmend një çështje të vitit 2005. Ka qenë çështje senisitive, një çështje tjetër e 2015 për herë të parë u evidentua rasti i trafikut ajror të lëndëve narkotike, u dërguan për gjykim 7 persona dh enjë oficer policie gjyqësore që u dënuan me vendim të formës së prerë. Janë identifikuar të gjithë personat e përfshirë në rastin e trafikut të narkotikëve. Këto hetime të karakterit ndërkombëtar, kanë forcuar aftësinë time për të menaxhuar çështje komplekse dhe për të arritur rezultate konkrete. Lufta kundër trafikut është bërë prioritet global dhe kërkon qase të avancuara hetimore, të cilat kamë pasur mundësinë ti aplikoj që në nisje të karrierës sime.
Kam patur në hetim çështje vrasjes, për motive familjare, për shkak të cilësive të veçanta të viktimës vrasje për hakmarrje, në rrethana të tjera cilësuese apo gjakmarrje. Vrasje ndaj një funksionari të forcave operacionale të drejtësisë etj. Pas vitit 2014 dhe ndryshimeve ligjore, kam pasur mundësinë të hetoj çështje të korrupsionit aktiv dhe pasiv të funksionarëve të drejtësisë. Asnjë funksionar publik nuk qëndron mbi ligjin.
Në garë për drejtimin e SPAK, Musabelliu: Synoj drejtim të pavarur! Prokuroria e Posaçme rol thelbësor në luftën kundër krimit dhe korrupsionit
Doloreza Musabelliu prezantoi para anëtarëve të KLP platformën dhe vizionin e saj për drejtimin e SPAK në 3 vitet e ardhshme. Musabelliu, e para grua që kandidon për drejtimin e Prokurorisë së Posaçme, tha se kërkon të kontribuoj me integritet, vizon dhe vendosmëri në drejtim e SPAK. Ajo tha se synon të ofrojë një drejtim të pavarur për SPAK dhe të orientuar drejt rezultateve konkrete.
“Dua të kontribuoj me integritet, vizon dhe vendosmëri në drejtim e SPAK. Përvoja gjatë 2 dekadave bashkë me kurajën, etikën përbën garanci për drejtimin e institucionit. Institucioni futet në një periudhë konsolidimi, ku roli i SPAK mbetet thelbësor në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. Me këtë kandidm synoj të ofroj drejtim të pavarur, të orientuar drejt rezultateve konkrete që përfaqësojnë parimet më të larta të shtetit të së drejtës.
Për 15 vite kam ushtruar pa ndalim profesionin e prokurores. Kam qenë pjesë e Krimeve të Rënda dhe SPAK. Veprimtaria ime ka qenë vetëm në këto dy institucione. Kanë përfaqësuar momente të rëndësishme në shtetin e së drejtës. Karriera ime ka filluar që në vitin 2004, në prokurorinë për krimet e renda, që kur isha e re jam marrë me bandat e armatosura, gupet e strukturuara dhe organizata kriminale. Përvoja 6 vjeçare në SPAK ka qenë thelbësore përmes hetimit me kompleksitet të lartë.
Drejtimi kërkon më shumë se një vizion, një njohje në rrënjë të sistemit, aftësi për vendimmarrje të shpejtë dhe të sigurt dhe përvojën për të vendosur me vendosmëri”, tha Musabelliu.
Si ndiheni kur kërkoni shkarkimin e magjistratëve? Xholi: Brenga më e madhe kur kolegu hidhet në rrugë, por…
Kandidati për kreun e SPAK, Adnan Xholi u pyet nga anëtarët e KLP-së se i ndihet kur kërkon shkarkimin e një magjistrati.
“Pyetja më e sikletshme sepse në punën tonë na bie e udhës të kërkojmë dhe dënim të përjetshëm dhe se kam problem… por kur kërkoj shkarkimin e kolegëve që e di si janë përballur me tipe të ndryshëm kriminelësh apo me zyrtarë të lartë dhe për shkak të fjalës time mund të ndodhë që KPA të vendosë edhe shkarkimin, ajo është brenga më e madhe, jam i bindur që kanë bërë shkelje, por nga ana tjetër nuk më bën të ndihem krenar për shkak të kontribut. Mbase ka bërë gabime diku, por ta nxjerrësh në rrugë përballë grupeve kriminale kjo është brenga më e madhe. Do vendosë KPA, unë jam i detyruar të respektoj çdo vendimmarrje”, tha Xholi.
Në garë për drejtimin e SPAK, Xholi: Unë do marr përsipër vetëm dështimet, suksesi u takon prokurorëve dhe hetuesve! Do jetë strukturë elitë
Adnan Xholi u pyet se çfarë mesazhi do t’i japë opinionit publik ndërsa kandidon për kreun e ri të SPAK. Xholi tha se SPAK është strukturë elitë dhe se ai do marrë përsipër vetëm dështimet duke theksuar se suksesi u takon të gjithë prokurorëve dhe hetuesve.
“Mesazhi që kam për opinioni publik ka të bëjë me dëgjimin e çdo lloj kërkese, ankesa, dhënia përgjigje me shkresë apo vendim, pavarësisht nëse u pëlqen vendimmarrja. Standardi që është arritur tani e kanë arritur prokurorët dhe hetuesit, jo drejtuesit. Unë do marr përsipër vetëm dështimet, suksesi i takon të tjerëve, standardi që është arritur deri më tani as nuk mund të mendohet që mund të ulet, por të jetë sa më lart. Të jetë strukturë elitë, e besueshme, si për publikun edhe për partnerët ndërkombëtarë”, tha Xholi.
Adnan Xholi: Politika dhe krimi nuk ndikojnë dot në vendimmarrjet tona! Nuk do fusja kurrë njerëz në burg pa prova
Kandidati për kreun e SPAK, Adnan Xholi u pyet nga anëtarët e KLP nëse ka qenë ndonjëherë në presion. Xholi tha se do jetë promotor i mbrojtjes së pavarësisë së prokurorëve dhe sulmeve të padrejta ndaj tyre. Ai theksoi se politika dhe krimi nuk mund të ndikojnë në vendimmarrjet e prokurorëve të posaçëm.
“Do jem promotor i mbrojtjes së pavarësisë së prokurorëve, sulmeve të padrejtave që u bëhen prokurorëve për shkak të punës. Presione ka vazhdimisht për gjithsecilin dhe çdo magjistrat nuk ka gjë personale me askënd, thjesht zbaton ligjin, nuk ndikohemi nga askush, pro thjesht na bën më të fortë, pavarësisht se struktura të caktuara, grupe kriminale apo pjesë të caktuara të politikës, duke sikur ushtrojnë presion, e kanë të pamundur të ushtrojnë presion. Politika dhe krimi nuk mundet dot të ndikojnë në vendimmarrjet e prokurorëve, thjesht na fuqizojnë më tepër”, tha Xholi.
Xholi tha se ai vetë nuk do të fuste kurrë askënd në burg pa prova.
“Ajo që kam pikë të dobët është mbledhja e provave para arrestimit, prova të pacenueshme në gjykatë. Unë nuk fus njerëz në burg pa prova, ky është parimi që unë do ta vazhdojë sa të jem në këtë profesion”, tha Xholi.
Shpresoj të mbahem mend si prokurori që si kam rënë njeriu në qafë, si prokurori që s’kam dërguar dikë para drejtësisë pa qenë i bindur në prova, në atë institucion do duhet të jem tipi që i dëgjon të gjithë vartësit, i dëgjon, i kupton dhe tu gjendet afër”, vijoi Xholi..
‘Nëse të votoj sot dhe vij në zyrën tënde për çështje personale…’/ Xholi-anëtares së KLP: Do të sajdisja me ndonjë kafe, SPAK i bën të mira
Një prej anëtareve të KLP, Arta Mandro i drejtoi këtë pyetje Adnan Xholit. Në garë për drejtimin e SPAK.
Arta Mandro: Nëse do votoja sot për ju dhe nesër do të vija në zyrën tuaj për një çështje personale, si do të kujdeseshit ju për të mos cenuar pavarësinë?
Xholi: E vlerësoj pozitën që keni, por para ligjit nuk keni asnjë pozicion, do ju respektoj femër, do ju sajdis si grua me një kafe. Por zgjedhja do jetë ligjore. Shumicës u pëlqen kafeja në SPAK, e bëjnë të mirë.
Arta Mandro: Unë nuk e pi kafenë fare,
Xholi: Akoma më mirë
Adnan Xholi vë notën për Dumanin: Luftarak që nuk tërhiqet! Krajës i vlerësoj pjekurinë
Prokurori i SPAK, Adnan Xholi u pyet nga anëtarët e KLP për të dhënë një vlerësim për Arben Krajën që ka drejtuar më parë SPAK dhe kryeprokurorin aktual Altin Dumanin.
“Tek Kraja vlerësoj pjekurinë dhe eksperiencën disa vjeçare që ka patur në hetim. Te Dumani do vlerësoj përkushtimin dhe rolin e tij luftarak në hetim, nuk tërhiqet përballë asnjë lloj presioni”, tha Xholi.
‘U rrëmbyen dy biznesmenë dhe u detyruan të hapnin edhe varrin e tyre’, Xholi tregon krimet që ka hetuar ndër vite
Adnan Xholi ka një karrierë prej 28 vitesh në sistemin e drejtësisë. Ai prezantoi para anëtarëve të KLP disa prej çështjeve komplekse që ka udhëhequr që nga nisja e karrierës së tij, deri më tani. Xholi tha se kur ishte drejtues i Prokurorisë së Gjirokastrës, aty ku ka nisur edhe karrierën e tij, ka rinisur hetimet për dy çështje të rëndësishme si shkatërrimin e një grupi që kriminal të armatosur që grabiste shqiptarët që shkonin për të punuar në Greqi. Si edhe ka zbardhur pengmarrjen e dy biznesmenëve të cilët u detyruar të hapin varrin e tyre nga grabitësit të cilit u kërkon shuma të mëdha parash.
“Gjatë karrierës sime, viti 28 që ushtroj funksionon, kam përfaqësuar gamë të gjerë çështjes sensitive të korrupsionit dhe krimit të organizuar në situata komplekse dhe ndërkombëtare. E kam nisur nga periudha kur jam emëruar prokuror në Gjirokastër. Vrasja e Glinës, një grup kriminal i armatosur në 1997, me shtrirje në Vlorë-Tepelenë e kishin krijuar një mekanizëm për të grabitur shqiptarët që punonin në Greqi. Njëri nga anëtarët hiqej si taksist dhe bashkëpunëtorët e tjerë e prisnin në rrugë. Për shkak të reagimit të ndjerëve, 4 shqiptarë u vranë nga ky grup i armatosur, çështje që ishte pezulluar, është rifilluar kur kam qenë drejtues. Janë identifikuar autorët dhe janë dënuar, ndërsa për ekzekutorin kam kërkuar dënimin me burg të përjetshëm.
Rrëmbimet e biznesmenëve në qytetin e Gjirokastrës. Grupet kriminale në Tepelenë-Gjirokastër rrëmbyen dy biznesmenë, i mbajtën peng nga 9-18 ditë, udhëtuan dhunë fizike dhe psikologjike, i detyruan të hapnin dhe varrin e tyre, për tu marrë para, dhe u morën nga 80-100 mijë euro. Hetimet e e pezulluara në ‘97 janë rifilluar kur isha unë drejtues, janë identifikuar autorët, arrestimi dhe dënimi i tyre. Është rasti i parë që është kërkuar të pranohej viktima në procesin penal. Këto çështje të ndodhur në 97, për shkak të mungesës së funksionimit të shtetit, kemi hetuar ngjarje pa vendngjarje, është bërë e mundur të jemi sa më aktiv dhe të jepnim aq sa mundeshim në drejtësi duke identifikuar dhe çuar para drejtësisë autorët”, tha Xholi.
Ai tregoi edhe ngjarje të tjera kriminale që ka hetuar ndër vite, si masakra e Cërrikut dhe ajo e Qafë Gjashtës. Ndonëse ishin në presionin e grupeve kriminale, që në atë kohë ishte të paprekshëm në zonat ku vepronin, Xholi tha se arritën ti zbardhin ngjarjet dhe të dënojnë autorët.
“Behet fjalë për grupe kriminale që ushtronin funksione në Tiranë, Durrës dhe Fier. Identifikuam 48 anëtarë, 8 u arrestuan në Shqipëri dhe u dënuan me vendim të formës së prerë. Kam përfaqësuar dy ngjarje të rënda në 1997, masakra e Cërrikut dhe ajo e Qafë Gjashtës. Këto ngjarje janë rifilluar pas 10 vitesh prej meje. Për tre persona unë kam kërkuar dënim për jetë dhe janë dënuar. Kemi aplikuar në rastet e para bashkëpunëtorët e drejtësisë, u kemi dhënë besimin se këto ngjare të rifilluara pas 10 vitesh nuk mund të zbardheshin pa kontributin e bashkëpunëtorëve, ishim në presionin e familjarëve të pandehurve që ishin të paprekshëm në territoret ku vepronin, si edhe presioni i familjarëve të viktimave për drejtësi”, tha Xholi.
Xholi tha se po ashtu ka kërkuar heqjen e mandatit për 2 deputetë dhe se ka hetuar edhe një kryebashkiak.
Në garë për kreun e SPAK, Adnan Xholi premton: Do ti jap zgjidhje statusit të prokurorit! Të shtojmë numrin e tyre për rezultate më të shpejta
Adnan Xholi, në garë për kreun e SPAK, premton t’i japë zgjidhje statusit të prokurorit, një çështje e ngritur disa herë edhe nga kryeprokurori në ikje Altin Dumani. Xholi tha se në përfundim të mandatit të tyre 9-vjeçar, nuk mund t’i largojnë prokurorët që janë përballur me grupet me të rrezikshme kriminale. Po ashtu, ai tha se duhet të shtohet numri i prokurorëve me qëllim që të arrihen rezultate në një kohë sa më të shpejtë.
“Ti japim zgjidhe statusit të prokurorëve, por deri tani ka ngelur në vesh të shurdhër. Do insistoj bashkë me ju si qeverisje e prokurorëve, që statusi i prokurorit të SPAK të marrë zgjidhje, nuk e them për veten time, kthehem në prokurorinë e përgjithshme, por bëhet fjalë për kolegë të tjerë që vijnë nga prokuroritë e shkallëve të para, disa prokurori janë të shkrira. Nuk ka prokurorë të pazëvendësueshëm, por eksperienca që këta prokurorë kanë fituar do humbasë. Këto prokurorë janë përballur me grupet më të rrezikshme kriminale dhe çdo lihen në mëshirë të fatit në këto zyra që do shkojnë, do humbasë ekspertiza, memoria e institucionit, për çështje që nuk varen nga ne, por jemi në bashkëpunim me partnerët ndërkombëtarë dhe zgjasin me muaj e me vite. Kushdo që të vijë e ka të pamundur të shohë se çfarë bëhet në ato doje, jo të përfaqësojë në gjykim. Do kërkoj shtimin e numrit të prokurorëve të posaçëm. Të mos jemi para standardeve të drejtësisë së mohuar, do duhet të shtohet numri i prokurorëve”, tha Xholi.
Kandidati për kreun e SPAK Adnan Xholi u pyet nga anëtarët e KLP mbi kërkesën për shtimin e numrit të prokurorëve. Xholi u përgjigj se SPAK është një prokurori elitë dhe nuk mund të merret me çështje të vogla. Ndër të tjera Xholi vuri theksin tek dosjet voluminoze dhe nevoja që të ndiqen deri në mbyllje nga i njëjti prokuror.
“Çështjet në SPAK sidomos cështjet kundër krimit, zgjasin me muaj dhe vite dhe jo pa qëllim kërkova që këto prokurorë që kanë kaq dosje e fashikuj, do duhet të ndiqen po prej tyre. E kemi shprehur që duhen ndryshime në kompetencën lëndore, kjo është prokurori eltitë dhe nuk duhet të merret me cështje të vogla.Përfaqësimin në gjykim e bëjnë prokurorët. Duke ruajtur ekuilibrin mes ndryshimit në kompetencën lëndore dhe shtimin e numrit të prokurorëve do të arriten rezultate në një kohë sa më të shpejtë”, tha Xholi.
Zgjedhja e pasuesit të Dumanit, ndërkombëtarët të ulur përballë kandidatëve për kreun e SPAK
Të ulur përballë kandidatëve të SPAK në Këshillin e Lartë të Prokurorisë janë dhe ndërkombëtarët, të cilët po ndjekin nga afër përzgjedhjen e pasuesit të Altin Dumanit.
Të ulur krah njëri-tjetrit qëndrojnë e dërguara me punë e SHBA në Tiranë, Nancy VanHorn, ambasadori i delegacionit të BE, Silvio Gonzato si edhe ambsadori britanik Nicholas Abbott.
4 kandidatët, Adnan Xholi, Elvin Gogaj, Doloreza Musabelliu dhe Klodian Braho do të shpalosin fillimisht plaformën e tyre. Votimi për drejtuesin e Prokurorisë së Posaçme bëhet i hapur dhe nominal dhe kryetar i ri zgjidhet kandidati që merr më shumë vota në Këshill.
Adnan Xholi: Prej 27 vitesh në sistemin e drejtësisë, kam udhëhequr hetime të rëndësishme dhe jam drejtues i 5 skuadrave hetimore
Kandidati për kreun e SPAK, Adnan Xholi në prezantimin e platformës së tij përpara KLP, ka shpalosur gjithashtu dhe karrierën e tij të gjatë në sistemin e drejtësisë. Ai thekson se për kohë të gjatë ka mbajtur poste drejtuese.
“Prorkuroria është organi i decentralizuar, prokurorët janë të pavaruar, drejtuesi është menaxhet i cili si i barabartë mes të barabartëve ka detyrimin ligjor dhe moral të sigurojë kushtet e punës, të orientojë burimet njerëzore dhe të godasë paligjshmërinë.
Roli i drejtuesit ka në fokus arritjen e rezultateve të sukseshme me qëllim rritjen e besimit të publikut dhe partnerëve ndërkombëtarë. Për shkak të strukturës dinamike të kriminalitetit, duhet një vëmendje e shtuar. Kjo trupë prokurorësh duhet të bëjë gjithcka që në përballje me opinionin publik të jetë e sigurt që po bën aq sa duhet. Vijoj sot para jush me një eksperiencë mbi 27 vite pa shkëputje në sistemin e drejtësisë. Karriera ime ka një ngritje konstante dhe të vazhdueshme. Kam udhëhequr disa hetime për një gamë të gjerë cështjesh të krimit të organizuar dhe të korrupsionit. Kam përfaqësuar prokurorinë në të gjitha shkallët e gjykimit dhe përpara se të bëhem pjesë e SPAK. Për shkak të pozicionit që kam pasur si drejtor, kam qenë pjesë përbërëse e të gjitha vendimeve që do të merreshin nga GJL. Qënia ime si prokuror, si drejtues në disa prokurori, më ka bërë të mundur që të kem aftësi në prodhimin e akteve administrative. Kam pasur në konsideratë që të njihem me problematikat, me kolegët për t’i dhënë zgjidhje. Kam udhëhequr hetime të rëndësishme. Jam drejtues i 5 skuadrave të përbashkëta hetimore.
Jam prokuror që kam pasur hetime paralele me shumiat e vendeve në rang global. Kam pasur hetime paralele përsa i përket cështjeve të lëndëve narkotike, të armeve, të pastrimit të pavave, të qenieve njerëzore. Kam bashkëpunur me homologët e huaj për të goditur grupet kriminale në shtrirje të gjerë. Kam administruar aktë voluminoze është bërë i mundur arrestimi i autorëve, dënimi dhe konsifsikimi e sekuestrimi i aseteve kriminale. Jam angazhuar dhe në ndryshimin e reformës në drejtësi. Drejtuesi krahas rolit menaxherial duhet të japë shembull për marrjen përsipër të përgjegjësive të shtuara. Të qenuesit drejtues në nivele të ndryshme të prokurorisë, më ka dhënë mundësinë që nga pikëpamja e ligjit të thelloj njohuritë e mia duke treguar një kujdes të vecantë në zbatimin e ligjit. Suksesi i prokurorit matet në gjykatë”, tha Xholi.
Në garë për kreun e SPAK, Xholi: Do çoj para luftën kundër krimit e korrupsionit! Prokurorët pre e sulmeve të padrejta, e rëndësishme pavarësia e Prokurorisë
Kandidati Adnan Xholi prezantoi para KLP platformën e tij për drejtimin e SPAK. Xholi shprehu vlerësimin për rezultatet që kanë arritur prokurorët e SPAK, duke theksuar se do të çojë para luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit. Ai theksoi se është e rëndësishme mbrojtja dhe integriteti i pavarësisë së SPAK, por edhe mbrojtja e prokurorëve nga sulmet e padrejta që u bëhen, duke shtuar se ata janë si familja e tij.
Adnan Xholi: E ndjeva privilegjin të aplikoja për shkak se vlerësoj se nga ana formale plotësoj kriteret që përcakton KLP për ngritjen në detyrë, me besimin se kam aftësitë e duhura profesionale për të drejtuar një nga institucionet më të rëndësishme të reformës në drejtësi. SOAK ndodhet në fazë konsolidimi implementimi i strategjive të institucionit lidhet me luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. Po aq e rëndësishme është dhe mbrojtja dhe integriteti dhe i pavarësisë së institucionit, mbrojta nga sulmet e padrejta që u bëhen magjistratëve dhe prokurorëve. Shpreh vlerësimet maksimale ndaj trupë së SPAK, për rezultatet që kanë arritur pasi secili prej tyre është kandidat potencial për ta drejtuar atë strukturë. Kanë arritur rezultate konkrete në luftën kundër kriminalitetit, krenar që punoj me ata dhe do ti mbështes në çdo situatë pavarësisht votimit të sotëm. Ata janë familje ime në sistemin e drejtësisë, më tepër qëndrojmë me ta se me familjen biologjike, ka ardhur koha që të vijohet me hetime në kohë të shpejtë për të goditur kriminalitetin si me hetime penale dhe pasurore me qëllim sekuestrimin e aseteve të krimit, për të çrrënjosur kulturën e pandëshkueshmërisë dhe promovimin e barazisë para ligjit për të gjithë qytetarët.
Mandati i Altin Dumanit në krye të SPAK po i afrohet fundit, ndërsa sot Këshilli i Lartë i Prokurorisë do të zhvillojë mbledhjen vendimtare për të zgjedhur drejtuesin e ri të strukturës antikorrupsion.
Seanca do të jetë e hapur për mediat dhe do të ndiqet edhe nga përfaqësues të institucioneve kyçe dhe përfaqësues të BE dhe SHBA-së.
Nga pamjet e siguruara nga Report Tv në mjediset e KLP kanë mbërritur Të pranishëm edhe përfaqësuesit e ambasadës amerikanë, ambasadori britanik, Nicholas Abbot, ambasadori i BE-së, Silvio Gonzato dhe e ngarkuara me punë e SHBA-ve Nancy Vanhorn.
Profilet e 4 kandidatëve që synojnë vendin e Altin Dumanit në SPAK
Adnan Xholi, Klodian Braho, Altin Dumani, Elvin Gogaj dhe Doloreza Musabelliu
Më 18 dhjetor, Altin Dumani, do të duhet të lerë drejtimin e Prokurorisë së Posaçme, pas një mandati 3-vjeçar, gjatë të cilit përfunduan nën hetime figura nga më të larta të politikës në vend, si dhe disa nga organizatat më të rrezikshme kriminale në vend.
Në garë, për të marrë stafetën janë katër kandidatë, të gjithë prokurorë aktualë të SPAK, me karrierë të gjatë në sistemin e drejtësisë dhe të angazhuar në çështje me ndjeshmëri të lartë.
Por kush janë kandidatët?
Adnan Xholi
Është një nga kandidatët me përvojë të gjatë, i emëruar për herë të parë në vitin 2004. Aktualisht, ai shërben si prokuror në SPAK dhe mban edhe detyrën e shefit të Seksionit të Krimit të Organizuar, një rol kyç në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të strukturuar. Kjo është hera e dytë që Xholi kandidon për kreun e drejtuesit të Prokurorisë së Posaçme. Së bashku me Altin Dumanin dhe Elvin Kondilin ai kandidoi edhe në vitin 2022 kur mori vetëm votën e një prej anëtarëve të KLP-së, Sokol Stojanit. Xholi ka hetuar shumë nga dosjet e krimit të organizuar dhe korrupsionit.
Ai ishte një nga prokurorët që hetoi Fredi Belerin për korrupsion zgjedhor. Më pas ka hetuar dhe zbardhur atentatin ndaj prokurorit Arjan Ndoja në nëntor të vitit 2019, dosje kjo që në sajë edhe të zbërthimit të komunikimet në SkyECC ka prodhuar edhe dy dosje të tjera ku është ekspozuar aktiviteti kriminal i grupit në fushën e trafikut ndërkombëtar të lëndëve narkotike por edhe rivalitetin e grupeve kriminale në Durrës, që kanë sjellë shumë viktima.
Klodian Braho
I emëruar prokuror në vitin 2007, është po ashtu prokuror pranë SPAK që në krijimin e tij. Aktualisht mban detyrën e shefit të seksionit kundër korrupsionit në Prokurorinë e Posaçme. Ai ka patur një rrugëtim të gjatë në sistemin e drejtësisë, duke mbajtur pozicione të rëndësishme në hetimin e rasteve të korrupsionit. Braho është prokurori, i cili ka hetuar inceneratorin e Elbasanit, duke nxjerrë urdhër arresti për shumë persona mes të cilëve, Mirel Mërtiri, Stela Gugallja, Klodian Zoto dhe duke ndarë hetimin për ish zv/kryeministrin Arben Ahmetaj.
Braho ka hetuar gjithashtu dosjen 5D duke dërguar në gjyq ish-drejtorët e Bashkisë së Tiranës. Një tjetër dosje e hetuar dhe e dërguar në gjyq nga prokurori është edhe ajo e njohur si “Toyota Auris” ku janë të përfshirë edhe shumë njerëz të drejtësisë. Kjo dosje është e ndarë në disa fraksione dhe janë duke u hetuar edhe pjesë të tjera të saj. Gjithashtu Klodian Braho është pjesë edhe e grupit të prokurorëve që firmosën dosjen për ish-ministrin e mbrojtjes Fatmir Mediu, tashmë në proces gjyqësor, nën akuzën për “shpërdorim detyre” në lidhje me rolin e tij si ministër në masakrën e Gërdecit.
Elvin Gokaj
Një nga prokurorët me përvojë në këtë garë është edhe Elvin Gokaj, i cili ka nisur karrierën e tij në dhjetor të vitit 2000. Ai ka qenë pjesë e SPAK prej kohësh dhe ka kontribuar në hetime të shumta me ndikim të lartë. Ndër çështjet e hetuara dhe të dërguara në gjyq prej tij, është dosja “Buka” ku është marrë i pandehur ish-ministri i Ekonomisë dhe infrastrukturës Arben Ahmetaj.
Gjithashtu Gogaj ka hetuar edhe kreun e Komisionit të Prokurimeve Publike, Jonaid Myzyraj në lidhje me abuzimet në disa tenderë. Akuza ka të bëjë me tenderin për mirëmbajtjen e aksit rrugor Shpal-Ura e Repsit me gjatësi totale 58.7 km dhe me vlerë 2.29 milionë euro. Për këtë procedurë prokurimi krahas Jonaid Myzyrajt, janë marrë të pandehur edhe 10 persona të tjerë, 7 prej të cilëve të akuzuar për shkelje e barazisë në tenderë publikë, kryer në bashkëpunim.
Doloreza Musabelliu
Ndërsa Doloreza Musabelliu, e emëruar në tetor të vitit 2004, është prokurore në SPAK dhe ka një rol të rëndësishëm në strukturën e Prokurorisë së Posaçme. Ajo është një nga prokuroret që ka qenë pjesë e grupit të kanë hetuar dosjen e “Plumbi i Artë” ku tre bashkëpunëtor të drejtësisë kanë zbuluar me dhjetëra krime ndër vite në Shqipëri, të cilët deri tani janë konsideruar si ngjarje pa autor. Një tjetër dosje e hetuar nga prokurorja është edhe masakra e ndodhur në qendër të Lushnjës në 2017, ku u kërkua “burgim i përjetshëm” për Leart Haxhiun dhe dy shokët e tij Anterio Kaloshi dhe Orgest Bilbili.