Kombëtarja më e veçantë kuqezi që drejtohet nga Tony Medina ka publikuar edhe listën me 13 lojtarë të grumbulluar që do të marrin pjesë në këtë grumbullim. Pjesë e listës janë: Julian Çela, Albert Leka, Armand Gjoka, Besim Çoka, Mishel Prela, Liljano Kikija, Spartak Hoxha, Aldo Bollobani, Lutfi Hasanaj, Ilir Kaca, Igli Xheleku, Zamir Sijani.
Kjo miqësore do të shërbejë si përgatitje e rëndësishme për skuadrën kuqezi në prag të aktiviteteve dhe sfidave të ardhshme ndërkombëtare. Të dyja skuadrat do të marrin pjesë në Nations League Amputee, në Ligën D, së bashku me Rumaninë dhe Skocinë, me ndeshjet që do të luhen më 30 tetor, 1 nëntor dhe 2 nëntor në Bukuresht.