Kombëtarja shqiptare ka udhëtuar këtë të diel drejt Rigës, në kuadër të ndeshjes kualifikuese për Kupën e Botës ndaj Letonisë, që do të luhet të martën, më 10 qershor, në “Skonto Stadions”, në orën 20:45.Departamenti i Komunikimit në FSHF bën me dije se me skuadrën nuk ka udhëtuar vetëm kapiteni Berat Gjimshiti, i cili nuk do të jetë në dispozicion të trajnerit Silvinjo, pasi ka plotësuar numrin e kartonëve të verdhë.Të gjithë lojtarët e tjerë kanë udhëtuar me ekipin dhe kuqezinjtë janë akomoduar menjëherë në hotel.Të hënën, Kombëtarja do të mbyllë përgatitjet për ndeshjen ndaj Letonisë.
Kombëtarja niset drejt Letonisë, pas barazimit me Serbinë kërkohet fitorja në Rigë (VIDEO)
Kombëtarja shqiptare është nisur ditën e sotme drejt Rigës, ku të martën do të përballet me Letoninë, në kuadër të kualifikueseve për Botërorin 2026. Pas barazimit pa gola ndaj Serbisë në ‘Air Albania’, kuqezinjtë synojnë rikthimin te fitorja për të qëndruar në garë për një vend në Kupën e Botës. Trajneri Sylvinho ka theksuar rëndësinë e kësaj sfide, ndërsa grupi është i plotë dhe në gjendje të mirë fizike.Ndeshja zhvillohet më 10 qershor, ora 20:45, në stadiumin “Skonto” të Rigës.