Agjencia e Menaxhimit Emergjent në Kosovë ka shpallur fituese të dy loteve të një tenderi publik kompaninë “M.S. MEDICOM” – pavarësisht se kjo kompani kishte ofertat më të shtrenjta në të dy rastet. Tenderi me numër 21432700-25-5169-1-1-1 kishte për qëllim furnizimin me veshmbathje speciale për ekipin e kërkim-shpëtimit në ujëra me barka dhe u nda në dy lote: LOT 1: Furnizim me Uniforma Speciale Mbrojtëse nga Uji, si dhe LOT 2: Furnizim me Pajisje tjera dhe Barka.
ër LOT 1, tre kompani kanë dorëzuar ofertat e tyre: RUNWAY SH.P.K. – 62,516.40 €, N.P.T. “Bajra” – 59,949.90 €, N.T.SH “M.S. MEDICOM” – 79,596.90 €, më e shtrenjta nga të gjitha.
Po ashtu edhe për LOT 2, situata është edhe më paradoksale: RUNWAY SH.P.K. – 85,343.50 €, PROGLOBAL SH.P.K. – 115,588.39 €, N.T.SH “M.S. MEDICOM” – 119,359.36 € (sërish më e shtrenjta)
Megjithatë, në të dy rastet, autoriteti kontraktues ka shpallur fituese “M.S. MEDICOM”, duke neglizhuar çmimet dukshëm më të ulëta të konkurrentëve tjerë.