Përgatitja:
Rrahim vezët me sheqerin derisa të krijojmë një shkumë të qëndrueshme. Që të mos dështojë ky proces, vezët duhet të jenë në temperaturë dhome. Shtojmë gjalpin e shkrirë, por të ftohur, miellin, kakaon, sodën dhe arrat e shtypura. Në tavë shtrojmë 3 petë, duke i spërkatur me pak gjalpë. Hedhim masën e përgatitur dhe përsipër shtrojmë edhe 3 petët e tjera, duke i spërkatur me gjalpë. E vendosim për të pjekur në sobë të ngrohur në temperaturë 180 gradë, për 40 minuta. Ndërkohë përgatisim shurupin me sheqer, ujë, cipë limoni dhe vanilje. I lëmë të vaken të dyja dhe më pas në kompekain e prerë në forma katrore hedhim shurupin.
Përbërësit:
12 vezë
6 petë
12 ls sheqer
12 ls miell
1 lç sodë
3 ls kakao
300 gr arra të shtypura
150 gr gjalpë i shkrirë
Për shurupin:
700 gr sheqer
600 ml ujë
1 paketë vanilje
Cipa limoni