Ministri i Financave, Petrit Malaj prezantoi në Konferencën pr.buxhetin 2026 me vlerën 8.8 mld euro. Ministri shpjegoi se ku do të shkojë buxheti, duke u ndalur tek rritja e pensioneve dhe pagave. Nga 1 janari, paga minimale do të shkojë në 500 euro, nga 400 euro që është aktualisht.
Ndërkohë, ministri bëri me dije se rivlerësimi i pronës nuk do të jetë 9 muaj siç ishte parashikuar në fillim, por gjatë gjithë vitit 2026. Tatimi do të jetë 5%, nga 15% që paguhet aktualisht nëse shet pronën.
Mbledhja nisi me debate, ku opozita kërkoi që pr.buxheti të mos futet në kalendarin e Kuvendit pa u dorëzuar edhe paketa fiskale.
Jo 9 muaj/ Malaj: Rivlerësimi i pasurive të paluajtshme do jetë gjatë gjithë vitit 2026, tatimi 5%
Rivlerësimi i ri i pronave nuk do të zgjasë 9 muaj siç ishte parashikuar në fillim, por do të zgjasë gjatë gjithë vitit 2026. Sipas pr.buxhetit tatimi do të jetë 5%, nga 15% që paguhet aktualisht nëse shet pronën.
“Rivlerësimin e pasurive të paluajtshme, ku norma e rivlerësimit do të jetë 5% dhe do të zbatohet përgjatë gjithë vitit 2026. Gjithashtu do të zbatojmë edhe paqen fiskale si një reformë që synon të ndërtojë një marrëdhënie të re besimi mes biznesit dhe shtetit”, tha Malaj.
Paketa Fiskale për vitin 2026/ Malaj: Nuk do të ketë rritje taksash! Ndryshime në skemën e kompensimit të fermerëve dhe vlerësimin e pasurive të paluajtshme
Ministri i Financave, Petrit Malaj ka prezantuar dhe Paketën Fiskale të hartuar për vitin 2026. Malaj ka bërë me dije se nuk do të ketë rritje të taksave, ndërsa ndryshime parashikohen në sektorin e bujqësisë si dhe për bizneset.
“Ministria e Financave, paralelisht me Buxhetin 2026, ka hartuar edhe Paketën Fiskale 2026, përmes së cilës parashikojmë disa ndryshime ligjore.
Dhe, JO nuk do të kemi rritje taksash dhe JO nuk do të kemi taksa të reja.
Përmes ndryshimeve, ne nuk synojmë vetëm rritjen e të ardhurave për arkën e shtetit, por edhe t’i vijmë në ndihmë Biznesit, Fermerit dhe natyrisht edhe Qytetarit.
Mund të përmend këtu disa nga politikat më të rëndësishme: Skemën e fermerëve, përmes kompensimit të TVSH-së në normën 10%, duke iu lënë në duar fermerëve rreth 1.5 miliardë lekë në vit;
Rivlerësimin e pasurive të paluajtshme; Norma e rivlerësimit është 5 % dhe do zbatohet përgjatë gjithë vitit 2026. Zbatimin e Paqes Fiskale, si një reformë që synon të ndërtojë një marrëdhënie të re besimi mes biznesit dhe shtetit”, tha Malaj.
Pr.buxheti 2026/ Malaj: Nga janari paga minimale 500 euro, indeksojmë pagat e administratës! Kostoja 10 mld lekë
Ministri i Financave, Petrit Malaj prezanton në Konferencën e Kryetarëve pr.buxhetin për 2026, ku theksoi se nga janari paga minimale do të shkojë në 500 euro nga 400 euro që është aktualisht. Për herë të parë, pagat e administratës do të indeksohen me 2.5%. Kostoja për rritjen e pagave dhe indeksimin do jetë 10 mld lekë.
“Nga 1 janari paga minimale rritet me 10 mijë lekë, duke e çuar me 50 mijë leke, dhe 70 mijë lekë në përfundim të mandatit, për tu përafruar me vendet e tjera në rajon dhe me gjerë. Do të nisim për administratën zbatimin indeksimit të pagave 1 herë në dy vite. Rritje page për punonjësit e sektorëve, mbështetës, kostoja e pagës minimale dhe indeksimi parashikohet të jetë rreth 10 mld lekë dhe prek 144 mijë punonjës qoftë të nivelit qendror apo vendor.
Vëmendja kryesore është te qytetarët, s’do mund ti kthenim politika konkret nismat nëse s’do kishim ekonomi të fortë dhe të qëndrueshme. Për vitin 2025, rritja ekonomike do të jetë 3.9%. Rritja gjatë kësaj periudhë është gjeneruar nga kërkesa e brendshme, konsumi privat investimet dhe eksportet, në veçanti turizmi i cili vijon të jetë një nga motorët e rëndësishëm të ekonomisë tonë. Shkalla e papunësisë nga ana tjetër, ka rënë në nivelin më të ulët historik prej 8.5% në tremujorin e dytë të këtij viti. Shqipëria po ecën me ritme drejt forcimit të stabilitetit ekonomik fiskal duke afruar ekonominë me standardet e BE”, tha Malaj.
Ministri i Financave: Parashikojmë 886.7 miliardë lekë shpenzime publike, prioritet zhvillimi i kapitalit njerëzor dhe mirëqenia sociale
Ministri i Financave, Petrit Malaj thekson se përparësi për buxhetin e ri janë financat publike, plani i rritjes si dhe rritjen e standardeve të jetesës së qytetarëve.
“Hartimi i projektbuxhetit vjen si rezultat i një pune të gjatë. ku janë marrë në konsideratë të gjitha angazhimet e qeverisë, objektivat e zhvillimit ekonomik e social të vendit, si dhe prioritetet që lidhen me procesin e integrimit në Bashkimit Evropian.
Projekt buxheti 2026 i miratuar tashmë nga Këshilli i Ministrave dhe që paraqesim sot në këtë konferencë, Reflektojnë qartë prioritetet e programit të qeverisë 2025-2029, për financat publike më të shëndosha, për financimin e planit të rritjes, zhvillimin gjithëpërfshirës të ekonomisë, por mbi të gjitha kombinimin dhe angazhimin tonë konstant për rritjen e mirëqenies së qytetarëve tanë, që është edhe kryefjala e këtij dokumenti.
Me 886.7 miliardë lekë shpenzime publike të parashikuara, fokusi do të jetë te mirëqenia sociale, te ndihmë e investimeve për një infrastrukturë më moderne, te përsosja e sistemeve digjitale, te zhvillimi i energjisë së gjelbër, si dhe te zhvillimi i kapitalit njerëzor”, tha Malaj.
Pr.buxheti në Kuvend/ Tabaku: Çfarë do miratojmë pa paketën fiskale? Malaj: Do e sjellim javën tjetër, ia kemi dërguar faktorit ndërkombëtar
Në Konferencën e Kryetarëve, deputetja demokrate Jorida Tabaku tha se nuk mund të miratojnë kalendarin për diskutimin e pr.buxhetit 2026 pa paketën fiskale, e cila ende nuk është dorëzuar në Kuvend. Ministri Malaj shpjegoi se paketa fiskale do të dorëzohet brenda javës në Kuvend, pasi është ende në konsultim me grupet e interesit dhe se i është dërguar faktorit ndërkombëtar.
Tabaku: Çfarë do të miratojmë ne kur ende nuk ka ardhur paketa fiskale, edhe pse në projektbuxhet janë parashikuar të ardhura që rriten prej paketës fiskale.
Peleshi: Nuk kushtëzohet prezantimi i buxhetit me paketën fiskale.
Malaj: Paketa fiskale është në konsultim me grupet e interesit dhe kryesisht me faktorin ndërkombëtar, po bëjmë përafrim të legjislacionit tatim dhe doganor me direktivat e BE, jemi të detyruar ta konsultojmë edhe me ata. Do vijë në Kuvend gjatë javës së ardhshme. Nuk presim ndryshime në paletën fiskale, por për procedurë duhet tua përcjellim që të marrim dritë jeshile.
Balla: Qeveria mund të vendosë që s’do e sjellë fare
Miratimi i pr.buxhetit të shtetit/ Ministri nuk ka gati paketën fiskale, Bardhi: Respektoni rregulloren, ta shtyjmë për javën tjetër
Kreu i grupit të PD-së, Gamzent Bardhi ka propozuar që shqyrtimi për projektligjin e buxhetit të shtetit të shtyhet për javën pasardhëse me qëllim që së bashku me këtë projektligj të jetë dhe paketa fiskale. Bardhi e hodhi propozimin nga deklarata e ministrit të financave, i cili tha se paketa fiskale është në shqyrtim e sipër dhe se do të jetë gati javën tjetër.
Mazhoranca kërkon që miratimi i buxhetit të kalojë sot, por opozita refuzon referuar dhe rregullores së Kuvendit.
“Kalendari i posaçëm që ne miratojmë sot, nuk do të përfshirë vetëm shqyrtimin e projektligjin e buxhetit, se rregullorja na flasin për një kalendar të veçantë, që përfshihet dhe paketa fiskale. Nuk kemi qenë ne drejtimin e Kuvendit, që ky Kuvend qëkur drejtohej nga Gramoz Ruci ka ndodhur dy herë në 12 vite që Konferenca e Kryetarëve nuk ka pranuar prezantimin e projektligjin e buxhetit pa ardhur paketa fiskale.
Ju ftoj të respektoni kushtetutën, Nëse ministria kërkon 1 javë kohë për të përmbyllur paketën fiskale, mund të ngushtohet kalendari që të arrijmë afatet e miratimit brena këtij viti, por duhet që projektligji i buxhetit të vijë bashkë me projektligjet financiare. Ministri sapo konfirmoi që është duke bërë një paketë. Meqë thotë që vjen javën tjetër, ta miratojmë javën tjetër”, tha Bardhi.