Trajneri i Kombëtares shqiptare, Silvinjo, është shfaqur sot para mediave për konferencën e zakonshme në prag të ndeshjes kundër Anglisë në kualifikueset e Botërorit.
Shqipëria është kualifikuar tashmë në play-off, me Anglinë si fituese të grupit që do të shkojë direkt në Botëror ndaj ndeshja e nesërme në një aspekt nuk ka peshën e rezultatit mbi vete. Trajneri i kuqezinjve ka dhënë mendimet e tij për këtë ndeshje, duke treguar edhe pritshmërinë që ka për ekipin.
“Djem, ju lutem mos bëni konfuzion, kur flitet për Anglinë, ata janë në Botëror, janë ndër favoritët. Spanja, Brazili, Argjentina, Gjermania, Franca, janë nivel komplet tjetër, mos bëni konfuzion me ne. Ne jemi të lumtur që do të luajmë për herë të parë play-off në mars, por është krejtësisht ndryshe, nesër do të jetë e ndryshme. Kanë një trajner që luan mirë, ka 25-26, por edh 40 lojtarë që luajnë në Premier Ligë dhe në disa nga vende të tjera. Ata kanë luajtur 7 ndeshje, kanë 21 pikë, nuk kanë pësuar asnjë gol, pra flasim për një nga favoritët për Kupën e Botës.
Ishte një ndeshje vështirë me Andorrën, është shumë e vështirë kur luajnë në fushën e tyre. Edhe Anglia i mundi vetëm 1-0. Është shumë e vështirë, mbrohen mirë. E pritnim të luhej një ndeshje e tillë, ishte një rezultat e objektiv i madh. Nëse më pyet për Armandon, fola me të. Vetëm dhe padyshim me grupin gjithashtu. Momenti është zgjidhur, nuk ka problem, por kam folur me të dhe ekipi, është i zhgënjyer. Ne do të luajmë në play-off, fitojmë 5 ndeshje, një moment i madh për të gjithë, jo vetëm për vendin, për të gjithë. Duhet t’i gëzohemi këtij momenti, po bëjmë shumë mirë, është momenti të jemi të lumtur dhe të shijojmë ndeshjen nesër. Të mundohemi ta shijojmë edhe pse është e vështirë.
Që nga fillimi kam thënë që jam shumë krenar që jam trajneri i Shqipërisë, është një periudhë e jashtëzakonshme, po shijoj çdo ditë. Është shumë e vështirë kur je trajner që sapo ke ardhur, nuk flet gjuhën, nuk kupton gjërat, por çdo gjë po shkon shumë mirë. Ndjehem në shtëpi, ndaj jam i kompletuar, është shumë mirë, kemi bindur lojtarët të vrapojnë. Kur nuk pëson shumë, nuk është se kemi mbrojtësit më të mirë, por për organizimin e ekipit, të gjithë bëjnë shumë sakrifica në fushë. Ndaj jam shumë krenar i këtij ekipi dhe lojtarëve. Gjithashtu, pres një ndeshje të madhe nesër. Po, jam shumë i lumtur.
Pozicioni i Brojës? Nuk di nëse është një numër 9 apo jo, ai ka bërë disa ndeshje të mëdha me ne, mendoj se kur luajti kundër Serbisë, bëri ndeshje të mirë. Në disa raste, disa lojtarë nuk kanë paraqitje të mirë, por kompensojnë balancën në ekip. Kur flet për ekipin, duhet të flasësh për ekuilibër. Ti mendon për të gjithë ekipin, balancimin në fazën ofensive dhe mbrojtëse, ai është një nga lojtarët që kemi, sot kemi 25. Nëse shoh një si Uzuni, që mund të luajë të dy krahët. Edhe Broja nëse mund ta bëjë, e bëjmë. Nuk jemi të çmendur, nuk do ta luaj qendërmbrojtës. Por për mua nuk është problem. Ka raste kur nuk ke një ditë të mirë, paraqitje të madhe, mund të hyjë një tjetër e ndërron ndeshja. Nuk kam shumë për të thënë për këtë temë.