Këngëtari Alis ka rrëfyer emocionet që po e shoqërojnë për t’u ngjitur natën e dytë më datë 14 maj me këngën ‘Nan’ në skenën e Eurovizionit, që zhvillohet në Vjenë të Austrisë dhe ngre siparin mbrëmjen e sotme.
Alis tha se për të si këngëtar është një ëndërr dhe se do të përpiqet t’i bëjë gjithë shqiptarët krenarë.
“Çfarë mund të them, është ëndërr. Duhet të them që është ëndërr. Përgatitja është domethënë një mënyrë intensive. Duhet të them që jam jashtë mase i lumtur me çfarë pune është bërë dhe tash thjesht shpresoj të kem pak fat edhe të dalin më mirë. Atëherë kjo është mund… kjo është pjesa më e bukur që përjetojnë artistët në Eurovizion, duke marrë parasysh që fansat e Eurovizionit kanë një farë energjie që nuk di si ta përshkruaj.
Domethënë ti trajtohesh njëherë sikur je artist mbi 100 vite, top charts… nuk e di, i ke marrë një farë satisfaksioni jashtë mase të bukur.
Edhe ngrohtësia e tyre nuk resht, nuk fiket asnjëherë. Është shumë kënaqësi. Shiko, është shumë e vështirë për me dalluar se nga janë, por unë dua të them që kryesisht duke marrë nëpërmjet mesazheve janë shqiptarë që marrin atë ngazëllimin më të madh, por po ashtu gjithashtu edhe nga shtetet e tjera të cilat nuk e di… ka marrë një përqafim shumë të madh edhe në vazhdim të përgatitjeve. Por kjo është një ndjesi shumë e bukur”, tha Alis.
Alis ka treguar edhe prapaskenat e provave, për të qenë gati për mbrëmjen e së enjtes kur do të këndojë i 13-ti në renditje.
“Në momentin e parë që kam shkuar për të bërë rehearsal-in, nuk ndihesh sikur po bën provë, ndihesh sikur po të shikon gjithë bota. Është një farë përgjegjësie, por dua të them që është edhe ndjesia më e bukur që një artist mund të përjetojë”, tha ai.
Këngëtari shtoi më tej se ai ka pasur mbështetje “për këto etapa të Eurovizionit dhe çdo gjë ka shkuar siç duhet. Tash uroj thjesht t’i bëj të gjithë krenarë”.
Pjesë nga intervista në emisionin “Në Kohë Reale”
Unë dua që të ndalem pak tek një reagim që ka patur edhe BBC-ja në lidhje me këngën tënde ose me performancën tënde. E ka komentuar si një performancë e cila ka historinë, do të ketë historinë e saj. Ti vetë si e ke parë?
Unë e kam parë dhe domethënë jam shokuar në fillim. Domethënë është normal që është njësi shumë e bukur. Edhe kur e lexova më erdhi jashtë mase mirë që të pritet domethënë kënga ime në këtë formë edhe të përqafohet nga media botërore. Është njësia më e bukur.
Përpos pjesës së emocioneve, të skenës, të përgatitjeve, pjesa e ngrohtësisë së komplet komunitetit është një mrekulli.
Je me fat që je natën e dytë, apo jo? Si e mendon?
Po, mendoj që po. Kurdo që të jetë mjafton. Ideja nuk është si i shoh shumë se kur mund të jem. Thjesht duhet që të jem gati, performanca të jetë në 100% të vetën, unë të jem në zonën time, të jem sa më shumë i fokusuar dhe të bëj më të mirën që mundem të bëj fizikisht. Mbrapa absolutisht që duhet edhe pak fat dhe mbështetje nga vota.
Jo, e kisha fjalën për emocionet. Mendoj që do ishte më mirë ta kaloje natën e parë apo të shkoje direkt… apo kjo siç e ke ti këtë radhë, natën e dytë me datë 14?
Nuk e di… domethënë ka… ose ndoshta jam më i sigurt dhe jam prehur që nata e dytë, por ndoshta dhe nata e parë mund të ishte shumë mirë të jetë sesa hapja…
Më thuaj pak edhe për sa i përket miqve të tu që ke krijuar atje. Si duken miqësitë me artistët ndërkombëtarë?
Miqësitë… domethënë që në fillim, që në takimet e para me to, nuk ndjehet ai tensioni i garës. Asnjëri nga ata, secili është shumë suportues. Kemi dhe një grup të cilët i urojmë njëri-tjetrit sa më shumë suksese. Dhe është ajo pika që realisht fillojmë të ndihemi keq sepse po afrohet data e kompeticionit dhe urojmë që secili prej tyre të kalojë në finale, por është diçka që ne e dimë që nuk do ndodhin të gjithë. Dhe kjo është ajo pjesa që realisht na vret. Është një harmoni shumë e madhe. Absolutisht. Domethënë kjo ka qenë surpriza më e madhe ime këtu në Eurovizion, se mendoja që mund ta ketë pak atë pjesën e sfidës, pjesën e garës, por nuk është aspak. Harmonia është në mënyrën më të bukur të mundshme.
Mund të ketë ndonjë bashkëpunim të mundshëm me ndonjë artist të huaj që keni folur të dy?Po.A edhe mund të ketë?
Po, do e mbaj sekret. Do e mbaj vërtet.
Domethënë ka biseda, ka biseda interesante tashmë pra nga këto miqësitë artistike që kemi krijuar?
Ka dhe jam jashtë mase i lumtur që të eksplorojmë edhe me zhanre, pse jo?
Do të jenë njerëzit e tu, familjarët e tu në sallë me datë 14?
Po, po do jenë, do jenë absolutisht. Por unë kam thënë që për fat është një skenë gjigante, sepse unë kur dua të dal në skenë, nuk dua që ta di fiks se ku janë, sepse emocionohem shumë. Domethënë nuk arrij të përballoj emocionin kur unë e di se ku janë. Po do jenë ata, jam jashtë mase i lumtur dhe mezi pres t’i takoj se u bënë kohë. Unë këndoj për nënën se kam pa s’e di kur. E ka marrë malli. E ka marrë malli atë, ka marrë mall edhe mua.
Shiko tani do të pyes edhe pak për mbështetjen e institucioneve. Si ka qenë mbështetja që të ka dhënë Radio Televizioni?
Absolutisht mbështetje kam pasur jashtë mase. Edhe për çfarëdo lloj gjëje që kemi pasur nevojë për këto etapa të Eurovizionit, çdo gjë ka shkuar siç duhet. Tash uroj thjesht t’i bëj të gjithë krenarë. Nuk di çfarë të them më tepër.
Bëj një thirrje atëherë të fundit edhe s’më mbetet gjë tjetër. Ndoshta më shumë për shqiptarët e diasporës, se sigurisht vota pastaj nga ata që janë vendas është pak e vështirë. Por ata që janë jashtë,
Atëherë jo… të jem sinqerisht, këtë e them me zemër: jam jashtë mase mirënjohës për gjithë mbështetjen, gjithë mesazhet që kanë bërë që në momentin e parë që kënga ka dalë tek Festivali i Këngës. Jam përjetësisht mirënjohës dhe realisht uroj që t’ja shpërblej sadopak komplet dashurinë dhe suportin që ata më kanë dhënë prej vetiu. Uroj t’i bëj sa më krenarë.