2
previous post
Pas përfundimit të takimit mes liderëve politik të thirrur nga kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti.
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka folur për media, duke dhënë detaje nga ky takim.
Ai ka thënë ka Vetëvendosje po duan të jetojnë në një realitet alternativ edhe pas aktgjykimit të Kushtetueses.
Në konferencën për media, Krasniqi ka theksuar se në mbledhjen e sotme Kurti pati një interpretim tjetër nga ai që është në të vërtetë aktgjykimi i publikuar nga Gjykata Kushtetuese.
“Është shqetësues fakti që Kurti me aq sa e pash në takim kishte interpretim të çuditshëm të aktgjykimit. Ai mendonte se s’ka asnjë problem as në propozimin arbitrar të votimit të fshehtë dhe as në mënyrën se si janë mbajtur seancat”, ka thënë Krasniqi.
Gazeta17shkurti.com është një portal online që fokusohet kryesisht në politikën brenda dhe jashtë vendit, analizat, dhe çdo temë që lidhet me interesin e gjerë të qytetarëve. Synimi i Gazetapacenzure.com është të ofrojë informacion të saktë, objektiv dhe të plotë për lexuesit në të gjitha aspektet e aktualitetit, duke respektuar etikën dhe standardet profesionale të gazetarisë.
©2024 All Right Reserved. I dizajnuar dhe i zhvilluar nga Gazeta17shkurti.com