Krem me kos të kulluar, speca dhe arra
Përbërësit:
500 gr kos i kulluar
1 spec i kuq
1 spec jeshil
2 thelpinj hudhër
3-4 lugë gjelle vaj ulliri
50 gr arra të grira
½ kastravec i freskët i grirë hollë
Pak lëng limoni për freski
Kripë, piper i zi ose spec djegës
Kopër ose trumzë të freskët
Gjethe mente për servirje
Përgatitja:
Fillimisht përgatisim kosin e kulluar. Vendosim kosin në napë ose sitë, shtojmë një majë kripë dhe e lëmë 24 orë që të humbasë ujin e tepërt. Presim specin e kuq dhe jeshill në kubikë të vegjël. Grijmë hollë hudhrën dhe i skuqim lehtë me vaj ulliri në temperaturë mesatare derisa të marrin aromë e të zbuten. Në një enë përziejmë kosin e kulluar me specat e skuqur dhe hudhrën. Shtojmë arrat e grira, pak kripë dhe pak vaj ulliri dhe e aromatizojmë me kopër ose trumzë. Sipas dëshirës mund të shtojmë dhe kastravec të grirë me pak lëng limoni dhe piper të zi.