Nga njësia nr. 3, ku po zhvillon një takim në kuadër të prezantimit të projektbuxhetit 2026, kryeministri Edi Rama tha se gjatë këtij mandati do të angazhojnë 1.7 miliardë euro për pensionistët. Kjo do të vijë gjatë gjithë mandatit, që lidhet me rritjen mujore të pensioneve të prezantuar më herët nga kreu i qeverisë.
“Falë mbështetjes së palëkundur të shumicës së shqiptarëve që na dhanë mundësinë të ndërtojmë një prjekt afatgjatë për Shqipërinë në BE. Ne kemi vendosur, angazhuar në dispozicion të pensionistëve 1.7 miliardë euro plus që do të disbursohen gjatë mandatit tonë të katërt, duke filluar nga janari i vitit që vjen, dhe çdo vit do të financohet dyfishi i vitit të mëparshëm. Çfarë do të marrin pensionistët në 2026, o të dyfishohet në 2027, do trefishohet në 2028, do katërfishohet në 2029 dhe do të pesëfishohet në 2030-ën. Do të arrijmë objektivin që pensionin mesatar të plotë në zonat urbane ta kemi 400 euro, dhe pensionin minimal në zonën rurale ta kemi 180 euro.
Sforco e madhe financiare por që më në fund mund ta bëjmë pasi jo vetëm është diçka që e kemi synuar dhe dëshiruar dhe është plotësisht e merituar për pjesën më të delikate të shoqërisë që janë gjyshërit tanë, por mund ta bëjmë pa cenuar pjesën tjetër rritjen ekonomike, të ardhurat që duhet të vendosim për të gjithë ato aspekte të jetës së përbashkët qëe lidhen më fëmijën, gjeneratën e re, shkollat e ë gjitha institucionet e përkujdesjes. Më vjen mirë që në buxhetin e vitit që po troket, që nga janari, paga minimale për të gjithë shqiptarët që jetojnë me punëe dhe që sot e kanë 400 euro.”, tha Rama.
Vendimi i Kushtetueses/ Rama: S’kam arsye të besoj se gjykata mori vendim politik! Ta kthejë Veliajn në zyrë, Tirana s’mund të drejtohet me telekomandë dhe delegim
Kryeministri Edi Rama komentoi vendimin e Gjykatës Kushtetuese, e cila i dha të drejtë Erion Veliajt dhe rrëzoi vendimin e qeverisë për ta shkarkuar nga detyra e kryebashkiakut të Tiranës dhe dekretin e presidentit për zgjedhjet. Rama tha se Tirana nuk mund të drejtohet me delegim.
“Duhet të ishte kryetari për të prezantuar buxhetin, por e dini situatën. Është për të ardhur keq, por ka shumë gjëra për të ardhur keq. Por përfundimisht nuk ka ca na vjen keq por të shohim përpara. Çfarë unk thuhet në këtë vend por nuk ëshë vetëm ky vend. E gjithë bota jeton në një atmosferë nga dhjetërat e titujve në sekondë nëpër faqet e botës dixhitale dhe ndër 100 tituj që lexoni, ju siguroj, për sa na takon, 95% janë ose gjysmë të vërteta ose komplet rrena. E solla këtë në vëmendje se kur kryetari i bashkisë u mor nga zyra për tu mbyllur në qeli pa gjyq, atëherë për herë të parë e ngrita zërin lidhur me një proces të drejtësisë duke thënë se është disproporcionale për faktin se cilado qoftë arsyeja pse drejtësia heton kryetarin e bashkisë, janë të pamjaftueshme nuk di arsye për sa kohë nuk ka vrarë njeri dhe nuk është kapur në flagrancë duke bërë krim, për ta lënë Tiranën pa kryetar bashkie të zgjedhur. Gjithsesi pavarësisht se ca themi, drejtësia është e pavarur. Falë një hapi të jashtëzakonshëm që ka bërë PS për ta pavarësuar drejtësinë në Shqipëri pas 100 e kusur vitesh shtet shqiptar. Pastaj në të gjithë shkallët ku kryetari kërkoi hetimin në gjendje të lirë e humbi, dhe kur u ezauruan të gjitha shkallët ishte gjëja më normale të mendohej për qytetin e njerëzit që kanë edhe ata një të drejtë shumë të madhe themelore, për t’u qeverisur nga të zgjedhurit e tyre. Për këtë ndërmorëm hapin tjetër, që të hapim rrugën e zgjedhje në bashki. Jo për të fajësuar kryetarin e bashkisë dhe as i lidhur me faktin se mungonte në detyrë se kishte arsye të vetat, por i lidhur me faktin që kryetari në pamundësi për të kryer detyrën të mos kthehej në një problem gjithmonë e më të madh për qytetin. Asnjë qytet nuk mund të qeveriset me telekomandë apo delegim. Pavarësisht punës së madhe të Anuelës me nënkryetarët, qyteti ka nevojë për të zgjedhurin legjitim që ta drejtojë atë. Pavarësisht përpjekjes që bëmë nuk ia dolëm se Gjykata Kushtetuese refuzoi t’i hapë rrugë zgjedhjeve në Tiranë duke pamundësuar e kryetarit të bashkisë për të qenë në detyrë dhe duke përcaktuar që nuk është e drejta e këshillit bashkiak dhe qeverisë që të hapin rrugën e zgjedhjeve duke e larguar kryetarin për sa kohë ka munguar se nuk i është dhënë mundësia që të vijë. Vendim që gjykate që ne e respektojmë, madje nuk kam asnjë arsye të besoj se GJK ka bërë politikë në këtë rast. Kam arsye të besoj se Gjykata ka menduar ndryshe, por mendimi ndryshe i gjykatës të çon në konkluzionin kur kryetari i bashkisë shkon atje për të kërkuar për ta kthyer në zyrë, duhet ta kthejë në zyrë sepse vetë ka thënë që nuk mund të bëhen zgjedhje në Tiranë se ai është i zgjedhur. Atëherë ta kthejë në zyrë që të normalizohet një situatë që është çdo ditë e më e vështirë për kryeqytetin.”, tha Rama.
Rama: Ka nisur puna për ngritjen e Institutit Kombëtar për Tumoret! Partneritet me spitalin ‘San Raffaelo’ të Milanos për transformimin e QSUT-së
Kryeministri Edi Rama thotë se ka nisur puna për ngritjen e Instituti Kombëtar për Tumoret, siç e kanë shumë vende të Europës. Në një dëgjesë me banorët e njësisë numër 2 në Tiranë për pr.buxhetin 2026, Rama tha se për herë të parë është caktuar fond për të përballuar nevojat për barnat te Onkologjiku.
Rama foli edhe për marrëveshjet e nënshkruara me Italinë pas mbledhjes së përbashkët mes dy qeverive. Kryeministri tha se me këtë marrëveshje i hapet rrugë edhe partneritetit mes QSUT dhe spitalit ‘San Raffaelo’ të Milanos. Rama tha se deri në fund të mandatit, QSUT do të kthehet në pikë referimi në të gjithë Ballkanin.
“Do ngremë Institucion Kombëtar të Tumoreve, siç e kanë shumë vende të Europës. Kemi nisur punën edhe për këtë. Ishim në Itali, kemi firmosur një sërë marrëveshjes shumë të rëndësishme, dhe një nga pikat që kemi në marrëveshjen kuadër që firmosa me Melonin, është bashkëpunim strategjik edhe në funksion të shëndetit dhe kjo pikë e i hap rrugë edhe partneritetit strategjik që kemi lançuar përpara dhe që u përfol si shfaqje fushate, për të sjellë në QSUT si partner që do marrë pjesë në procesin e administrimit dhe shkëmbimit të dijes dhe në procesin e vizitave të punës së mjekeve, spitalin ‘San Raffaelo’ të Milanos që është një nga ekselencat e shëndetësisë evropiane. Me planin që kemi, në fund të këtij mandati, QSUT do jetë një nga spitalet që do jetë pikë referimi në të gjithë Ballkanin”, tha Rama.