11
Në disa zona të kryeqytetit do të ketë ndërprerje të furnizimt me ujë. Ujësjellës-Kanalizime Tiranë njofton se kufizimet do të bëhen për shkak të defekteve në rrjet. Punonjësit e UKT po punojnë në terren për riparimin e defekteve.
Ujësjellës-Kanalizime Tiranë ka njoftuar se, për shkak të defekteve të shkaktuara në rrjet, do të ketë kufizime në furnizimin me ujë të pijshëm në disa zona të kryeqytetit.
Zonat e prekura nga defekti në stacionin e pompimit: Kombinat, Prush, Sharrë.
Ndërsa, zonat e prekura nga defekti në linjën kryesore në depot qendrore të ujësjellësit mbi Qytetin Studenti: Rruga e Elbasanit, “3 Vëllezërit Kondi”, Zona e Sanatoriumit, Kodra e Diellit, Liqeni i Thatë, Sauku i Ri, Sauku i Vjetër
Punonjësit e UKT janë në terren dhe po punojnë për riparimin e defekteve dhe rikthimin sa më shpejt të furnizimit normal me ujë.