Këtë të mërkurë u zhvilluan gjashtë ndeshjet e radhës për turin e 1/16 në Kupën e Shqipërisë. Nëse më herët Flamurtari dhe Laçi e kishin siguruar një biletë për në fazën e 1/8-ave, një gjë të tillë bënë edhe Skënderbeu, Vora, Besa, Pogradeci, Apolonia dhe Burreli.
Në fazën e re futen të gjitha klubet e Superligës, ndërsa janë mësuar edhe tetë çiftet e radhës që do përballen më 10 janar në orën 13:30 në fazën e 1/8-ave.
AF Elbasani përballet me Flamurtarin, Tirana me Skënderbeun, Partizani kundër Burrelit, apo edhe Vllaznia – Pogradeci. Dinamo gjen Besën dhe Teuta luan kundër Vorës. Egnatia pret Apoloninë, ndërsa Bylisi gjen Laçin.
Kupa e Shqipërisë, turi 1/16-ave:
E martë, 18 nëntor 2025
Flamurtari 9-0 Tomori
Laçi 2-0 AF Luftëtari
E mërkurë, 19 nëntor 2025
Skënderbeu 4-2 Iliria
Vora 2-1 Sopoti
Besa 3-1 Kukësi
Pogradeci 4-3 Korabi
Apolonia 3-2 Lushnja
Burreli 5-2 Kastrioti
Çiftet e fazës së 1/8-ave, 10.01.2026 – 13:30
AF Elbasani – Flamurtari
Bylis – Laçi
Tirana – Skënderbeu
Teuta – Vora
Dinamo – Besa
Vllaznia – Pogradeci
Partizani – Burreli
Egnatia – Apolonia