Policia e Kurbinit ka vënë në pranga një shtetas të shpallur në kërkim për vepra penale të dhunshme dhe kundërshtim të forcave të rendit.
Në kuadër të kontrolleve të vazhdueshme për kapjen e personave në kërkim, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Kurbin kanë lokalizuar dhe ndaluar shtetasin A. D. alias F. L., 35 vjeç, banues në Malbardhë, Kurbin.
Sipas njoftimit zyrtar, ai ishte shpallur në kërkim pasi më 04 prill 2025, në qytetin e Laçit, dyshohet se ka kanosur disa shtetas për motive të dobëta, ndërsa ka kundërshtuar me forcë ndërhyrjen e policisë, duke u larguar më pas nga vendngjarja.
Materialet procedurale janë referuar në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, ku do të vijojnë hetimet për veprat penale “Kanosja” dhe “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”.