Prokuroria Themelore Publike për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit (PTHP NKOK), e udhëhequr nga Islam Abazi, është në fokus të publikut dhe rrjeteve sociale pasi ndërpreu hetimin për rastin e furnizimit me mazut për nevojat e termocentralit shtetëror të Negotinës, në të cilin, sipas Ministrisë së Punëve të Brendshme (MPB), kishte dyshime për krim prej mbi 167.5 milionë eurosh. Prokurorja publike në fjalë që lëshoi urdhrin për ndërprerjen e hetimit është Katerina Kolareviq, transmeton Portalb.mk.
Pas një viti hetimi, Prokuroria përcaktoi se të dyshuarit nuk i kanë kryer veprat penale për të cilat dyshoheshin dhe nuk ka vërtetuar ekzistencën e një vepre tjetër penale. Hetimi përfshinte 13 persona. Midis tyre ishin pronarët e kompanisë RKM, Ratko Kapushevski dhe Erxhan Sulkoski, pronari i Pucko Petrol, Asmir Jahoski, djali i deputetit të BDI-së Ismail Jahoski, si dhe ish-drejtorët e EMV-së, Vasko Kovaçevski dhe Adrian Muça.
Kush është Kolareviq?
Ka shumë pak të dhëna zyrtare rreth Kolareviq.
Në Prokurorinë Publike për NKOK, ajo punon në raste që lidhen me korrupsionin e lartë dhe krimin e organizuar.
Ajo ndodhet atje që nga korriku i vitit të kaluar, pasi u zgjodh nga Këshilli i Prokurorëve Publikë.
Më parë ka punuar në Prokurorinë Themelore Publike (PTHP) Shkup.
Në çfarë rastesh ka punuar ajo
Ajo është e njohur për publikun për rastin kundër ish-Sekretarit të Përgjithshëm të Qeverisë, Muhamed Zekiri, i cili u akuzua për lidhjen e kontratave me dy kompani konsulence pa kryer prokurim publik, gjë që çoi në dëm të buxhetit prej rreth 1.5 milion eurosh.
Ajo gjithashtu drejtoi rastin që lidhet me stacionin e inspektimit teknik “Via Komerc”, ku u hetuan dyshimet për lëshimin sistematik të certifikatave teknike për automjetet pa inspektim real.
Prokuroria Themelore Publike për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit ka ndërprerë procedurën në rastin në lidhje me furnizimin me mazut për TC Negotinë, sepse hetimi, i cili zgjati një vit, nuk vërtetoi se të dyshuarit kanë kryer veprat penale për të cilat janë ndjekur penalisht.
Kryeministri Hristijan Mickoski tha se e priti me shok dhe mosbesim lajmin për vendimin e Prokurorisë Themelore Publik.
Lidhur me vendimin e Prokurorisë Publike (PNKOK), kryeministri bisedoi dje me Prokurorin Publik Shtetëror Nenad Saveski.
“Ai më informoi se nuk ishte i informuar për këtë vendim të Prokurorisë Publike (PNKOK) të kryesuar nga Islam Abazi dhe supozoj se pas ankesës së paraqitur nga EMV, çështja do të rishikohet dhe do të kthehet për rianalizë. Ne kemi komentuar për Prokurorinë Publike (PNKOK) të kryesuar nga Islam Abazi dhe nuk kam asgjë më shumë për të thënë, publiku e di se çfarë lloj prokurori është ky”, tha Mickoski.
SHA EMV ende nuk e ka marrë vendimin nga Prokuroria Themelore Publike për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit (PTHP NKOK) në lidhje me të dyshuarit për veprën e rëndë penale – furnizimin me mazut për Termocentralin e Negotinës. Megjithatë, pas informacionit të publikuar në media, ekipi ligjor i EMV tashmë po ndërmerr të gjitha aktivitetet përgatitore për të paraqitur një ankesë të përshtatshme, menjëherë pas marrjes zyrtare të vendimit, thotë kompania
Për rastin në fjalë, listën e dyshuarve e përbënin gjithsej 13 persona. Drejtori i RKM Ratko Kapushevski, i cili njihet në opinion si person i afërt i Nikolla Gruevskit ishte në ndër emrat më të njohur, ndërkaq bashkë me të ishte i përfshirë edhe djali i deputetit të BDI-së, Ismail Jahoski apo pronari i Pucko Petroll, Asmir Jahoski. Në listën e të dyshuarve ndodhej edhe emri i ish drejtori të EMV-së, Vasko Kovaçevski i cili prej kohësh ndodhet në arrati për shkak të rastit tjetër ku ndiqet penalisht, të njohur si “Aditivët”. Më tej, padi penale ishte dorëzuar edhe kundër ish drejtorit të EMV-së apo funksionarit të BDI-së Ardijan Muça, por edhe kundër Erxhan Sullkoskit, biznesmeni të njohur në opinion si partner biznesi i dhëndrit të kreut të BDI-së Ali Ahmetit, Kushtrim Smajlaj. Krahas tyre, përmendeshin edhe persona të tjerë si Ruzhdi Ramadani, Nikolla Stojanovski, Danço Stojanovski, Emil Pecakov, Marija Neshkovska, Bllagica Markoviq, Dushica Seizovska Jovanoviq dhe Dobrilla Stefanovska.