Në Kuvend po mbahet seanca e radhës, ku pritet miratimi i kryetarëve dhe anëtarëve të komisioneve të përhershme parlamentare.
Opozita në bllok po kërkon ripërtëritjen e seancës plenare për prezantimin e programit të qeverisë, program, që seancën e kaluar u miratua direkt pas kaosit që opozita krijoi në sallë. Kryeministri Edi Rama mungon në sallë.
Gazment Bardhi dhe Fidel Kreka nuk janë në këtë seancë pasi u përjashtuan për 10 ditë si ndëshkim për kaosin që shkaktuan në seancën ku u votëbesua kabineti i ri qeveritar.
Një ditë më parë, demokratët iu drejtuan Gjykatës Kushtetuese për ta kundërshtuar këtë rregullore, e cila parashikon ndarjen e re të komisioneve parlamentare, si dhe për të kundërshtuar krijimin e ministres virtuale Diella. Sipas demokratëve, dekreti i Bajram Begajt që autorizonte kryeministrin Edi Rama për funksionimin e ministres virtuale, bie ndesh me kushtetutën.
KOMISIONET NËN DREJTIMIN E PS DHE EMRAT E KRYETARËVE:
Komisioni për Ekonominë, Punësimin dhe Financat – Do të drejtohet nga Milva Ekonomi
Komisioni për Çështjet Ligjore dhe Administratën Publike – Do të drejtohet nga Ulsi Manja
Komisioni për Çështjet e Brendshme dhe të Mbrojtjes – Do të drejtohet nga Bledi Çuçi
Komisioni për Burimet Natyrore, Infrastrukturën dhe Zhvillimin e Qëndrueshëm – Do të drejtohet Anila Denaj
Komisioni për Bujqësinë, Ushqimin dhe Zhvillimin Rural – Do të drejtohet Blendi Klosi
Komisioni për Evropën dhe Punët e Jashtme – Do të drejtohet nga Igli Hasani
Komisioni për Nismat qytetare, Bashkëpunimin dhe Mbikëqyrjen institucionale – Do të drejtohet nga Fatmir Xhafaj
KOMISIONET NËN DREJTIMIN E PD:
Komisioni për Edukimin, Shkencën dhe sportet – Do të drejtohet nga Luçiano Boci, Evis Kushi (PS) Nënkryetare
Komisioni për Shëndetësinë dhe Mirëqenien Sociale- Do të drejtohet nga Bardh Spahia, Eduard Shalsi (PS) Nënkryetar
Komisioni për Drejtat e Njeriut dhe Mjetet e Informimit Publik – Do të drejtohet nga Jorida Tabaku, Iris Luarasi (PS) Nënkryetare
Komisioni për Kulturën, Turizmin dhe Diasporën – Do të drejtohet nga Ina Zhupa, Erjon Malaj (PS) Nënkryetar
Propozimi i Besart Xhaferrit, grupi parlamentar i PS-së bashkohet me opozitën: Do të mbajmë 1 minutë heshtje për Abdi Baletën
Kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla ka pranuar kërkesën e deputetit të PD-së për mbajtjen 1 minutë heshtje për ndarjen nga jeta të ish-deputetit të opozitës, Abdi Baleta.
“Kuvendi ka standardizuar prej kohës një moment të rëndësishëm që mund të kërkohet nga një kryetar grupi ,apo deputet apo grup deputetësh, minuta e heshtjes. E kemi bërë me konsensus këtë ndërhyrje në rregullat e punës së Kuvendit, që atë minutë heshtje të bëhet siç duhet. Kemi parashikuar që kërkesa të depozitohet me shkrim përpara seancën tek kryetari i Kuvendit. Pastaj përcaktohet minuta e saktë e mbajtjes së heshtjes.
Ajo që u përsërit më para, është forma më qesharake dhe jo respekt ndaj atij që mbahet minuta e heshtjes. Sa e keni respektuar ju Abdi Baletën, prandaj kryetar i Kuvendit kërkesa që u depozitua nga opozita, ka mbështetjen e grupit të PS, dhe në përfundim të votimit, për çështjet e rendit të ditës, besoj kam dakordësinë dhe të grupit të PD-së, të mbahet minuta e heshtjes siç i ka zakon Kuvendit të Shqipërisë për një ish-anëtar të vetin.
Deputetë që nuk kanë folur seancën e kaluar nuk mund të marrin fjalën për të folur për procesverbalin e seancës së kaluar”, tha Balla.
Kaso në Kuvend: Të diskutojmë për programin e qeverisë, Peleshi vasal i Ramës! E urdhëroi të mbyllje seancën
Deputeti demokrat Ivi Kaso, kërkoi ripërtëritjen e seancës për prezantimin e programit të qeverisë. Edhe ai hodhi akuza kundrejt kryeparlamentarit Niko Peleshi, duke e akuzuar se u urdhërua nga Rama për të mbyllur për 25 minuta seancën e kaluar ku u miratua direkt programi i qeverisë.
“Ishte e udhës që seanca të niste me një ndjesë publike se si arritët të vrisnit që në seancën e dytë, debatin parlamentar dhe t’i mohonit qytetarëve të drejtën për tu njohur me ata që synon ti qeverisë në legjislaturën e ardhshme. Mbi të gjitha kush do ti qeverisë, se pjesën më të madhe të ministrave nuk i njohim as për emër, as figurë, apo kontribute politike ose shoqërore. Nuk e di nëse pati ndonjë fitimtar seanca e kaluar, por e sigurt që ka një të humbur, interesi qytetar që jeni betuar të mbroni dhe që me sjelljet e tua si vasal i kryeministrit, që iu urdhëroi ditën për diell. Ktheni për diskutim programin qeverisës, jepni fjalën opozitës të bëjë pyetjet e saj”, tha Kaso.
Balla ironizon deputetët e opozitës: Dhunuan seancën e kaluar, tani pas një jave duan të japin mendim
Kreu i grupit të PS, Taulant Balla ironizoi deputetët opozitarë teksa tha se pasi “dhunuan” seancën e kaluar ku u votëbesua qeveria e re, kërkojnë që të japin mendim tani.
“Zoti kryetar i Kuvendit do të kërkoja nga ana juaj që deputetëve parafolës t’u kujtohet se janë në shkelje të hapur të rregullores së Kuvendit. Ky moment procedurial i seancës është i rregulluar nga rregullorja e Kuvendit. I hodha një sy me vëmendje procesverbalit nga seanca e kaluar dhe s’më rezulton se ndonjëri prej depyutetëve që kanë marrë fjalës të jenë folës në seancën e kaluar, dhe sipas nenit 44, fjalën mund ta marrin vetëm ata që kanë dhënë mendim seancën e kaluar dhe mendimi i të cilëve nuk është zbardhur si duhet. Për ata që nuk dinë të lexojnë rregulloren e Kuvendit, por lexoj nenin 44, fillimi i seancës plenare. Këta nuk kanë pasur mendim, nuk di unë të rezultojë ndonjë mendim. A mund të kenë pasur ndërmend të shprehin ndonjë mendim, por pasi dhunuan seancën, prishën solemnitetin e një prej seancave më të rëndësishme, vijnë pas një jave dhe duan të japin mendim. Prandaj zoti kryetar i Kuvendit, kemi kaluar sot me konsensus në konferencë të kryetarëve përbërjen e komisioneve dhe propozimet e grupeve parlamentare të opozitës dhe të deputetëve të pavarur, të kalojmë në votim përbërjen e komisioneve dhe të mos bëjmë hile me procedurën. “, tha Balla.
Komisionet e përhershme parlamentare, zbardhen emrat: Ja kush janë anëtarët dhe kryetarët e opozitës
Opozita shqiptare ka depozituar zyrtarisht në Kuvendin e Shqipërisë emrat e kryetarëve, nënkryetarëve dhe anëtarëve të komisioneve të përhershme parlamentare.
Emrat e depozituar nga opozita:
1.Komisioni për Edukimin, Shkencën dhe Sportet
Kryetar:
LUCIANO BOÇI
Anëtarë:
LUAN BAÇI
KASTRIOT PIROLI
BRUNILDA HAXHIU
Anëtarë Zëvendësues:
LEDINA ALOLLI
ERISA XHIXHO
2.Komisioni për Kulturën, Turizimin dhe Diasporën
Kryetar:
INA ZHUPA
Anëtarë:
AGRON GJEKMARKAJ
JOZEFINA TOPALLI
DENISA VATA
Anëtarë Zëvendësues:
KLODJANA ÇAPJA
BESART XHAFERRI
3.Komisioni për Shëndetësinë dhe Mirëqenien Sociale
Kryetar:
BARDH SPAHIA
Anëtarë:
ZIJA ISMAILI
MANJOLA LUKU
MESILA DODA
ERISA XHIXHO
Anëtarë Zëvendësues:
TRITAN SHEHU
KLIT HOTI
4.Komisioni për të Drejtat e Njeriut dhe Mjetet e Informimit Publik
Kryetar:
JORIDA TABAKU
Anëtarë:
GAZMENT BARDHI
EDI PALOKA
GRETA BARDELI
Anëtarë Zëvendësues:
ELDA HOTI
ARJAN NDOJA
5.Komisioni për Ekonominë, Punësimin dhe Financat
Zv.kryetar:
ENNO BOZDO
Anëtarë:
BUJAR LESKAJ
LEDINA ALOLLI
IGLI CARA
BESART XHAFERRI
Anëtarë Zëvendësues:
FLAMUR HOXHA
LUAN BAÇI
EDMOND HAXHINASTO
6.Komisioni për Çështjet Ligjore dhe Administratën Publike
Zv.kryetar:
OERD BYLYKBASHI
Anëtarë:
GENT STRAZIMIRI
SAIMIR KORRESHI
ARJAN NDOJA
TEDI BLUSHI
Anëtarë Zëvendësues:
GRETA BARDELI
GJIN GJONI
7.Komisioni për Çështjet e Brendshme dhe të Mbrojtjes
Zv.kryetar:
KLEVIS BALLIU
Anëtarë:
FLAMUR NOKA
ISUF ÇELAJ
FATMIR MEDIU
Anëtarë Zëvendësues:
KASTRIOT PIROLI
FIDEL KREKA
8.Komisioni për Burimet Natyrore, Infrastrukturën dhe Zhvillimin e Qëndrueshëm
Zv.kryetar:
BLEND HIMÇI
Anëtarë:
KLIT HOTI
FIDEL KREKA
KLODJANA ÇAPJA
Anëtarë Zëvendësues:
BELIND KËLLIÇI
ARTAN LUKU
9.Komisioni për Bujqësinë, Ushqimin dhe Zhvillimin Rural
Zv.kryetar:
XHELAL MZIU
Anëtarë:
RAMADAN LIKAJ
FLAMUR HOXHA
BLEDION NALLBATI
ARTAN LUKU
Anëtarë Zëvendësues:
IGLI CARA
SAIMIR KORRESHI
10.Komisioni për Europën dhe Punët e Jashtme
Zv.kryetar:
ALBANA VOKSHI
Anëtarë:
TRITAN SHEHU
TOMOR ALIZOTI
EDMOND HAXHINASTO
VANGJEL DULE
Anëtarë Zëvendësues:
MESILA DODA
IGLI CARA
BRUNILDA HAXHIU
11.Komisioni për Nismat Qytetare, Bashkëpunimin dhe Mbikëqyrjen Institucionale
Zv.kryetar:
IVI KASO
Anëtarë:
BELIND KËLLIÇI
ELDA HOTI
GJIN GJONI
Anëtarë Zëvendësues:
FATMIR MEDIU
GENT STRAZIMIRI
Arjan Ndoja në Kuvend: Na vini në dispozicion tekstin e rregullores së re, të njihemi me atë që keni ndryshuar pa prezencën tonë
Arjan Ndoja, ish-prokuror dhe deputeti demokrat i dalë nga Durrësi, kërkoi në seancën plenare që t’u vihet në dispozicion teksti i rregullores së re. Sipas tij, pa u njohur me rregulloren që socialistët kanë ndryshuar pa prezencën e tyre, s’mund të vazhdohet më tutje me rendin e ditës.
“Kuvendi është organi më i rëndësishëm ne në seancë e parë na keni sjellë disa akte ndërmjet tyre rregullorja. Pas zgjedhjes tuaj si kryetar janë miratuar edhe disa ndryshime. Që në seancën e mëparshme kam pasur kërkesë procedurale që të njihemi me tekstin e ri të rregullores pasi është akti i vetëm mbi bazën e të cilit normohen sjellet tona si deputet, dhe mënyra e veprimit parlamentar. E ndjej detyrim edhe bazuar në nenin 40, i cili më detyron që të informoj zgjedhësit e mi çdo të premte në lidhje me veprimtarinë parlamentare gjatë javës. Së pari, të kemi kodin e rregullores, të njihemi me atë që keni ndryshuar pa prezencën tonë. Së dyti, tekstet e të gjitha akteve që na sillen përpara do t’i kishim në dispozicion që të japim një vendim. Kërkesa ime e parë një kopje e rregullores së ndryshuar që keni votuar ju me shumicë votash.”, tha Ndoja
Ironia! Deputeti i PD-së shkon në Parlament me ‘dhurata’ për Diellën: Ky është bashkëshorti i saj, do t’i kërkojmë dorën Ramës
Deputeti i PD-së Saimir Korreshi ka ironizuar vendosjen e ministres virtuale Diella, teksa ka shkuar në Parlament me ‘dhurata’ për ministren e re.
“Ky është bashkëshorti i Diellës. Do t’i kërkojmë dorën Ramës”, tha deputeti demokrat.
Më pas ai ka zbulon ‘dhuratën’ për Diellën, një bateri, duke thënë me ironi që është bashkëshorti i ‘Diellës’ dhe do t’i kërkojnë dorën Ramës.
“Tani qejfi u ka të gjithëve të kenë një ministër kështu. Kjo është dhuratë specifike, një bateri e jashtme që ta ketë Diella kur të ikin dritat”, u shpreh ai.
Zhupa: Të përsëritet seanca për prezantimin e programit të qeverisë! Peleshi ushtar i autokratit
Edhe deputetja Ina Zhupa kërkoi në Kuvend përsëritjen e seancës plenare për prezantimin e programit të qeverisë. Akuza pati edhe për kryetarin e Kuvendit, Niko Peleshi që ndërpreu seancën e kaluar për 25 minuta pas kaosit të opozitës, duke e quajtur një ushtar të autokratit Rama.
“Të zhvilloni procedurën siç e kërkon kushtetuta, të drejtën për ti bërë pyetje kryeministrit, debat parlamentare. Ju keni zbardhur një procesverbal që nuk tregon realitetin. Ju ftoj të nënvizoni me të zezë, fjalën kërcënuese teksa u urdhëron juve që të mbyllin seancën pasi e lanë nervat nga mosrakordimi i opozitës, siç e donte. Këtu kemi një autokrat, që mendon hallet e veta në kokë dhe nuk duron dot se çfarë mund të jetë debati parlamentar. Jeni të detyruar të silleni si ushtar për të mbyllur seancën. Ajo seancë të përsëritet për programin, pavarësisht dekreteve që keni marrë si ministra këtu dhe të gjithë deputetët të flasin për interesin publik. Mos e miratoni procesverbalin”, tha Zhupa.
SI.E./Shqiptarja.com