Seanca e sotme në Kuvend nisi me debate. Kreu i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi kërkoi ndërprerjen e seancës me pretendimin se ka mungesë kuorumi dhe se duhet minimumi një numër prej 70 deputëtësh në sallë. Me këtë pretendim, ai kërkoi që të ndërpritet seanca dhe të thirren deputetët.
“Kur nis mbledhja e Kuvendit duhet të jenë minimumi 70 deputetë. Kështu që ndërprisni seancën. Njoftoni deputetët tuaj të vijnë në seancë plenare dhe më as fillojmë punën e kuvendit. Nëse më pas nuk iu vijnë deputetët, ky është problemi juaj.”, deklaroi Bardhi, i cili më pas mori edhe përgjigjen nga kryetarja e Kuvendit.
“Unë nuk detyroj askënd as grupin tënd dhe as të maxhorancës.”, u shpreh Spiropali, duke vijuar me rendin e ditës.
“Do falsifikoni edhe numrat. Ju kalkuloni votat dhe nuk kalkuloni dot numrat. Ndërprit seancën dhe mblidh deputetët. Me çfarë numri e miratove procesverbalin”, shtoi Bardhi.
Akuza dhe kundër akuza pati edhe mes Flamur Nokës dhe Taulant Ballës. Pretendimet e Nokës për prezencë të GPS në 500 zarfe të shqiptarëve në Selanik, Balla i quajti “përpjekje alucinante” dhe një pretendim që përbën vepër penale për gjurmimin e votës. Balla u ndal edhe te pretendimet që po ngrenë disa pas dite demokratët për zgjedhjet, duke iu thënë po turpërohen para publikut.
“Pastaj jeni turrur pas 130 mijë të ashtuquajtura vota, por kjo më kishin thënë se e kishte thënë Flamuri në një studio se paska futur 500 GPS në zarfe dhe këto GPS na paskan ngelur në Londër. O Flamur kjo që thua ti është vepër penale se identifikimi dhe gjurmimi i votës është vepër penale.”, iu përgjigj Balla.
Shënjeshtroi gjithashtu Sali Berishën, ndërsa deputetët e tij i cilësoi si “pengje” dhe “lodra” të Berishës që janë turrur për të bërë pis Shqipërinë.
“Jeni pengje të një mallkimi të madh që është Sali Berisha. Ju jeni thjesht lodra që jeni turrur tani të bëni pis Shqipërinë.”, tha Balla.
Në rend të ditës janë ndryshimet në buxhetin e shtetit 2025, si edhe për ndryshimet në ligjin për pajisjen e shtetasve shqiptarë me pasaportë jashtë vendit, apo për letërnjoftimin elektronik. Gjithashtu do të diskutohen disa projektligje për ratifikimin e marrëveshjeve ndërkombëtare.
Këto përfshijnë marrëveshje për mbrojtjen e biodiversitetit detar jashtë juridiksionit kombëtar, bashkëpunimin me Ukrainën për siguri dhe mbështetje afatgjatë, aderimin për themelimin e Zyrës Evropiane të Komunikacioneve, marrëveshje financimi me Fondin e Zhvillimit të Abu Dhabi-t dhe BE në fusha si doganat, energjia, digjitalizimi dhe punësimi i të rinjve. Po ashtu, do të shqyrtohet edhe një marrëveshje garancie me BERZH për OSHEE-në.
Kujtojmë që seanca e javës së kaluar, e para pas mbajtjes së zgjedhjeve, zgjati pak minuta. PD, sikurse edhe pritej, e përdori seancën për të hedhur akuza ndaj qeverisë për manipulim dhe vjedhje zgjedhjesh. Pritet të shihet nëse do të vijojë edhe sot me të njëjtin skenar apo do të lejojnë diskutimet siç janë parashikuar.
Bardhi nga Kuvendi: S’e thotë opozita se zgjedhjet u morën peng nga krimi, por shefi i delegacionit të PE! S’mund t’i ‘shplani’ dot gjurmët me lutje
Kreu i grupit parlamentar të PD, Gazment Bardhi hodhi sërish akuza për manipulim zgjedhjesh. Sipas tij, këto akuza s’i ka nxjerrë opozita, por janë dëshmi nga monitorimi i OSBE/ODIHR.
“Janë firmosur shumë gjëra në këtë vend një prej të cilave është inceneratori i tiranës. Kjo është një gjë që cdo qytetar i Tiranës dhe Shqipërisë tashmë e ka marrë vesh dhe besova se kolegu përpara se të merrej se kush ka firmosur cfarë të jepte llogari se cfarë ka firmosur vetë. Nuk e ka thënë opozita që zgjedhjet u morën peng nga krimi por shefi i delegacionit të PE për zgjedhjet në Shqipëri, që me sytë e mi dhe me dëshminë e vëshguesve afatgjatë të OSBE-ODIHR se si krimi kishte marrë peng zgjedhjet në Elbasan. Këto janë të vërteta që s’i thotë opozita, ju përpiqeni t’i fshini por s’i fshini dot më se keni lënë gjurmë kudo ku keni shkelur. Janë gjëra kaq serioze saqë nuk mund të shpalen as me lutje.”, tha Bardhi.
‘GPS në zarfet e votimit…’, Balla replikën me Nokën: O Flamur! Kjo që thua ti është vepër penale, nëse ke prova pse nuk shkon në SPAK?
Nga Kuvendi, Flamur Noka hodhi akuza ndaj PS se e ka kthyer 11 majin në një treg votash. Ai hodhi edhe për prezencë të GPS nëpër zarfe zgjedhore të diasporës.
“Meqë Tao yaris po flet nga pas, shqiptarët në diasporë kërkonin të votonin jo për yaris. Janë 500 qytetarë në Selanik që kanë futur GPS në zarfe. GPS tregojnë që…”, tha Noka.
Ndërkohë ministri Taulant Balla iu përgjigj duke thënë:
“E kuptoj se në partinë tuaj e keni të vështirë të aplikoni nenin Basha edhe pse ishit zotuar se pas këtyre zgjedhjeve do ta aplikonit. Edhe përpjekjen tuaj alucinante në KQZ ku çdo ditë po turpëroheni para publikut sesi po bien një nga një pretendimet tuaja. Gjithë atë zhurmë për kryeplakun e Pekishtit dhe kur pastaj doli se nuk kishte asnjë gjë. Pastaj jeni turrur pas 130 mijë të ashtuquajtura vota, por kjo më kishin thënë se e kishte thënë Flamuri në një studio se paska futur 500 GPS në zarfe dhe këto GPS na paskan ngelur në Londër. O Flamur kjo që thua ti është vepër penale se identifikimi dhe gjurmimi i votës është vepër penale. Kjo që bën ti është e dënueshme dhe nëse e ke provë, pse nuk shkon ta dorëzosh në prokurorinë e posaçme. Apo një prokurori të juridiksionit të përgjithshëm. Nëse ke instruktuar mbështetësit tuaj, sipas teje na paskan ngelur votat në Londër dhe i paskeni numëruar këtu. E kuptoj se i shmangeni një beteje të brendshme. Zgjedhjet kanë përfunduar dhe PS ka 856 177 vota, ju keni marrë 529354 vota, 300 mijë e kusur më pak se ku iu kanë shkuar votat gjejini”, replikoi Balla.