Në orën 13:00 do jetë lëshimi i dytë për 30 sportistet më të mira që do ia dalin të kualifikohen nga lëshimi i parë.
Kupa e Botës në Ski Alpine nisi këtë të shtunë nga Solden, kryeqyteti botëror i skive. Italo-shqiptarja Lara Colturi ishte e dyta në renditjen e lëshimit të parë në slalomin gjigant, duke e mbyllur lëshimin e parë me kohën 1 minutë, 9 sekonda e 14 të qindtat.
Colturi, e cila garon për Shqipërinë duket se ka arritur një kohë shumë të mirë dhe nuk do e ketë të vështirë të renditet mes 30 sportisteve më të mira në këtë garë të parë, për të marrë më pas të drejtën e lëshimit në garën e dytë, e cila nis në orën 13:00.
Deri tani, nga 66 sportiste që do provojnë leshimin e parë, Colturi ka lënë pas kampionen absolute Mikaela Shiffrin, Sara Hector apo edhe Lara Gut-Behramin, ‘nusen shqiptare’ që është bashkëshortja e ish-futbollistit Valon Behrami.
Lara Colturi e mbyll lëshimin e parë në vendin e katërt