Në pistën ku përpara një viti regjistroi podiumin e saj të parë, Colturi dhuroi sërish emocione në pistën austriake teksa u shfaq e jashtëzakonshme me paraqitjen e saj duke shkruar një tjetër faqe në historinë e skive shqiptare. Zbritja e parë e Lara Colturit në garën e Slalomit ishte në kufijtë e perfektes teksa me 19 vjecaren që e përshkoi pistën me kohën 54 sekonda e 53 të qintat, vetëm 31 të qintat më shumë se ajo që konsiderohet si mbretëresha e kësaj disipline sportive,Mikaela Shiffrin, e vetmja që qëndroi përpara Lara Colturit tonë.
Në zbritjen e dytë, Colturi regjistroi një kohë prej 54 sekondash e 91 të qintat, më e ngadaltë se në zbritjen e parë, por që gjithsesi nuk ia zbehu shkëlqimin skiatores së talentuar pasi me kohën e përgjithshme prej 1 minutë 49 sekonda e 34 të qintat arriti të sigurojë përfundimisht vendin e dytë, pas Mikaela Shiffrin që regjistroi fitoren e 103 në karrierë, ndërkohë që në vendin e tretë u rendit Camilla Rast dhe ana kurioze në këtë pikë, është se edhe vitin e kaluar, ishin po këto skiatore në podium; Shiffrin, Colturi dhe Rast.Por jo vetëm kaq, vendi i dytë në garën e Slalomit në Gurgl i jep mundësinë Lara Colturit të fitojë një pozicion edhe në renditjen e përgjithshme teksa skiatorja jonë gjendet në vendin e dytë me 196 pikë, ndërkohë që në krye të klasifikimit është ajo, e pandalshmja Mikaela Shiffrin me 250 pikë, ndërsa në vendin e tretë është një tjetër skiatore amerikane, Paula Moltzan me 175