Nga kontrolli i ushtruar nga Komisariati i Policisë Lezhë, në bashkëpunim me IKMT, u evidentua një subjekt që ushtronte veprimtari të kundërligjshme në shtratin e lumit Mat.
Shpallet në kërkim administratori i subjektit që ushtronte këtë veprimtari, procedohen penalisht 3 punonjës.
Sekuestrohen 4 mjete të rënda (1 ekskavator dhe 3 kamionë).
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Lezhë, në bashkëpunim me Inspektoratin Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit, në kuadër të masave të shtuara për parandalimin dhe goditjen e krimeve mjedisore, ushtruan kontroll përgjatë lumit Mat, ku konstatuan mjete të rënda të një subjekti që kryente aktivitet pa dokumentacionin përkatës dhe duke dëmtuar shtratin e lumit.
Në vijim të veprimeve procedurale për këtë rast:
-u referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për 3 punonjës të këtij subjekti, shtetasit M. L., 36 vjeç, V. L., 47 vjeç (vëllezër) banues në Pukë dhe F. L., 50 vjeç, banues në Tale, Lezhë;
-u shpall në kërkim shtetasi S. P., 39 vjeç, banues në Kamëz, Tiranë, administrator i subjektit. Punohet për kapjen e tij.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 4 mjete të rënda që shërbenin për këtë veprimtari të kundërligjshme.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për veprime të mëtejshme.
Lezhë/Vijojnë goditjet ndaj veprimtarive të paligjshme që cenojnë mjedisin
13