Partizani u përball të enjten me Kaljun, ndërsa sytë ishin edhe diku tjetër në mbrëmjen e 17 korrikut. Pas ndeshjes së Partizanit, nisi St. Patriks-Hegelman. Skuadra që do kualifikohet do luajë në turin e dytë të Ligës së Konferencës me fituesin e çiftit Partizani-Kalju.
St. Patriks e fitoi takimin e parë ndaj skuadrës lituaneze me rezultatin minimal 1-0. Ishte një ndeshje e dominuar nga vendësit, që gjithsesi fitoren e gjetën nga penalltia në minutën e 79-të. Sulmuesi Kena u tregua i saktë nga 11-metërshi. Irlandezët patën më tepër kontroll topi, ndërsa edhe shpërdoruan raste të shumta. Nga Hegelman në Dublin u regjistrua vetëm një gjuajtje në portë. Vendësit shpërdoruan raste të shumta, për këtë fitorja nuk i kënaq aq sa duhet.
Bastet favorizonin St. Patriks për ndeshjen e shtëpisë, teksa po ashtu ndodhej në vazon e favoritëve të turit të parë. Pas një forme shumë të dobët në kampionat, irlandezët rimorën veten. Në anën tjetër, Hegelman që po bën mjaft mirë në kampionatin e tij, duhet të befasojë kundërshtarin në Lituani.
Ndryshe nga e enjtja, Partizani do ta mësojë përpara kundërshtarin e radhës pasi Hegelman-St. Patriks nis në orën 18:00, më 17 korrik. Sfida e Partizanit është programuar në orën 20:00. Dhe të kuqve u bën punë vetëm fitorja në “Arena Kombëtare”. Barazimi 1 me 1 në Estoni ka lënë gjithçka hapur.