Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka shpërndarë sot pamje nga lirimi i plazheve publike në Kepin e Rodonit, përgjatë bregdetit të Durrësit, duke theksuar rikthimin e këtyre hapësirave për qytetarët dhe pushuesit.
“Rikthejmë hapësirat publike për qytetarët dhe pushuesit, duke garantuar qasje të barabartë dhe kushte dinjitoze për të gjithë,” shkroi Rama në Facebook.
Ky zhvillim vjen në kuadër të operacionit Plazhe të pastra, i cili ka nisur që më 15 qershor.
Përmes këtij operacioni, Agjencia Kombëtare e Bregdetit po mbështet tetë bashki bregdetare, përfshirë Durrësin në pastrimin dhe menaxhimin e plazheve.
Kepi i Rodonit shtrihet midis gjirit të Rodonit dhe atij të Lalëzit. Lirimi i hapësirave publike pritet të rrisë magjinë e kësaj pjese të bregdetit shqiptar si një destinacion turistik.