Lituania ka instaluar “dhëmbë dragoi” – piramida të projektuara për të ndaluar tanket – në kufirin me enklavën ruse të Kaliningradit.
“Barrierat e instaluara janë vetëm një pjesë e një tabloje më të madhe dhe të integruar”, tha komandanti i ushtrisë lituaneze Raimundas Vaiksnoras.
Ky është hapi i fundit në një sërë masash mbrojtëse të ndërmarra nga vendi baltik për të penguar agresionin rus, shkruan euronews.
“Po fillojmë nga niveli taktik – pengesa specifike në kufi – dhe më vonë do ta kombinojmë të gjithë planin inxhinierik në një sistem konceptual”, tha Raimundas Vaiksnoras, komandant i ushtrisë lituaneze.
“Ky është një hap paraprak që synon të sigurojë mbrojtje më efektive”, deklaroi Ministria e Mbrojtjes e Lituanisë.
Tre shtetet baltike, Lituania, Letonia dhe Estonia, janë anëtare të NATO-s dhe kufizohen me Rusinë.
Lituania dhe Letonia kufizohen gjithashtu me Bjellorusinë, një aleat i ngushtë i Moskës.
Të tre vendet, të pushtuara më parë nga Bashkimi Sovjetik, e kanë rritur gjendjen e gatishmërisë për shkak të kërcënimit të pushtimit rus që nga shpërthimi i luftës në Ukrainë në vitin 2022.
Ushtria lituaneze po përpiqet të kufizojë mundësinë e përdorimit të rrugëve të papërdorura që lidhin vendin me Rusinë për të zvogëluar rrezikun e një pushtimi tokësor.
Pengesa të reja janë ngritur gjithashtu në pikat kufitare të papërdorura me Bjellorusinë – Sumskas, Lavoriski, Raigardas dhe Latezeris – dhe në pikën kufitare Romaniskes me Kaliningradin.
Në korrik, Letonia nga ana tjetër njoftoi instalimin e piramidave antitank prej betoni përgjatë kufirit me Rusinë.