Në vizitën e tij të dytë në Tiranë, presidenti francez Emmanuel Macron dhe kryeministri Edi Rama u zotuan për thellimin e bashkëpunimit mes dy vendeve. Për presidentin francez, fitorja e kryeministrit Rama në zgjedhjet e 11 majit është e rëndësishme për të gjithë, pasi ky do të jetë mandati që mes dy vendeve do të çohen para të gjithë projektet e nisura dhe të dëshiruara prej shumë vitesh.
“Ju falënderoj për besimin që morët në zgjedhje, rizgjedhja juaj është shumë e rëndësishme jo vetëm për ju por për të gjithë ne. Është ky mandat që do të na lejojë të vazhdojmë këto axhenda kaq ambicioze, të dëshiruar kaq shumë nga vendi prej shumë vitesh”, tha Macron.
Kreu i qeverisë renditi edhe fushat e bashkëpunimit, ndërsa theksoi se tashmë marrëdhëniet Frnacë-Shqipëri kanë hyrë në një fazë të re.
“Ka bërë punë të jashtëzakonshme me ujësjellësin e Durrësit por është këtu për të vazhduar të mbështesë projekte të tjera që prekin energjinë e rinovueshme dhe turizmin e qëndrueshëm. Duam ta fuqizojmë marrëdhënien edhe në drejtim të administrimit të ujërave ku Franca është kampione e inovacionit, eksperiencës dhe ka kompani të cilat operojnë në të gjithë botën. Kemi folur edhe për mbetjet dhe në këtë drejtim po punojmë për të pasur një plan të përgjithshëm që bazohet jo thjesht në strategjinë që kemi por në hapat konkretë të punës pasi në negociatat me BE, ky është kapitull i rëndësishëm dhe këtu kemi shumë për të bërë. Ne kemi deri në fund këtë bashkëpunim me ekselencën franceze do të jetë vlerë e shtuar. Kemi folur edhe për mundësinë e përfshirjes së Francës në ndërtimin e hekurudhës Durrës-Prishtinë”, tha Rama.
“École 42 është tashmë realitet në Shqipëri. Në të njëjtën mënyrë kemi vendosur për hapjen e Liceut Francez të Korçës, i cilësuar si djepi frankofon në vend. Studimi paraprak është përfunduar dhe do të vijojmë ta përshpejtojmë këtë projekt. Kemi bërë përparim në bashkëpunimin në mbrojtje. Ministrat tanë kanë nënshkruar marrëveshje dhe partneritete strukturuese, përfshirë radarët e mbikëqyrjes dhe bashkëpunimin për ristrukturimin ajror. Franca mbetet e angazhuar në projekte të rëndësishme infrastrukturore dhe në menaxhimin e ujit dhe mbetjeve në Shqipëri”, u shpreh Macron.
Macron premtoi se do të jetë krah Shqipërisë sa i takon rrugëtimit europian, duke thënë se mbyllja e negociatave deri në vitin 2027 është një realitet dhe se Franca do jetë krah nesh në mënyrë që axhenda të mbahet në kohën caktuar.
“Shqipëria ka treguar shumë, ka bërë avancime shumë të mëdha. Udha e Shqipërisë është e qartë drejt BE. Franca do jesh krah jush për t’iu shoqëruar në këto reforma, në mënyrë që meritat tuaj të njihen nga të gjithë dhe që axhenda të mbahet, ju do mban axhendat tuaj dhe ne do mbaj tonën, 2027 nuk është një perspektivë, por një realitet”, vijoi Macron.
Nuk mungoi një falënderim nga kryeministri Rama në frengjisht për Macron, ndërsa tha se “do të bëjmë më të mirën e mundshme për ta bërë Shqipërinë në sytë e presidentit francez si një vend të rreshtuar me historinë dhe të ardhmen e Francës.”
Shqipëria dhe Franca nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi në fushën e energjisë, si dhe u nënshkrua Memorandumi i mirëkuptimit ndërmjet Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit dhe Agjencisë Franceze për Zhvillim për krijimin e një projekti gjithëpërfshirës për turizmin e qëndrueshëm në rajonin e Korçës. Ndërkohë që dje u nënshkrua deklarata e bashkëpunimit për Planin e Veprimit për Inovacionin Francë-Shqipëri.
Kjo ishte vizita e dytë e presidentit francez në pak kohë, por e para e shoqëruar nga bashkëshortja e tij, Brigitte.
Shqipëri-Francë, nënshkruhet marrëveshje bashkëpunimi në energji dhe memorandum mirëkuptimi për turizmin në Korçë
Kryeministri Edi Rama mikpriti sot në zyrën e tij, presidentin e Francës Emmanuel Macron, në ditën e dytë të vizitës së tij në Tiranë, në kuadër të Samitit të gjashtë të Komunitetit Politik Europian.
Pas takimit mes tyre, u shkëmbyen marrëveshjet e bashkëpunimit në fushën e energjisë, si dhe u nënshkrua Memorandumi i mirëkuptimit ndërmjet Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit dhe Agjencisë Franceze për Zhvillim për krijimin e një projekti gjithëpërfshirës për turizmin e qëndrueshëm në rajonin e Korçës.
Ndërkohë që dje u nënshkrua deklarata e bashkëpunimit për Planin e Veprimit për Inovacionin Francë-Shqipëri.
Këto marrëveshje realizohen në kuadër të forcimit të bashkëpunimit mes vendeve,
Rama i flet në frëngjisht Macron: Mirënjohës për angazhimin tuaj, do ta rreshtojmë Shqipërinë si një vend me historinë dhe të ardhmen e Francës
Kryeministri Edi Rama, në konferencën për mediat iu drejtua në një moment në frëngjisht Macronit, duke i thënë se është mirënjohës për angazhimin e tij dhe vizitën e dytë në një kohë kaq të shkurtër.
“Jam mirënjohës dhe në të gjithë jemi mirënjohës për angazhimin tuaj dhe për vititën tuaj të dytë në një kohë mjaft të shkurtër. Kjo na mbush zemrën, por duhet të punojmë me veten tonë për ta kuptuar që nuk do të jetë kaq e zakonshme që do të kemi vizitë të presidentit çdo 18 muaj. Por do të bëjmë më të mirën e mundshme për ta bërë Shqipërinë në sytë e presidentit francez si një vend të rreshtuar me historinë dhe të ardhmen e Francës.”, u shpreh Rama.
Objektivi i përbashkët me NATO-n/ Rama: Kemi shumë nevoja për të përmbushur, të ndërtojmë një sistem mbrojtës më efikas
Kryeministri Edi Rama, në përgjigje të pyetjes së gazetares së Report TV Raziela Myslimaj për aleancën ushtarake dhe rritjen e buxhetit të mbrojtjes me 5%, tha se Shqipëria e ka përmbushur detyrimin ndaj kontratës së përbashkët me aleancën.
“Së pari ne kemi ecur sipas angazhimit duke rritur buxhetin dhe kapur 2% që ka qenë objektivi i përbashkët i aleancës dhe që në krye të herës është dukur si diçka e pamundur, duke pasur parasysh se s’kemi një buxhet të madh dhe kemi shumë nevoja për të përmbushur. Por gjithsesi e kemi përmbushur detyrimin tonë ndaj kontratës së përbashkët ndaj aleancës. E dyta, është moment i veçantë që ka sjellë në tryezë nevojën për të investuar më shumë dhe duam ta shfrytëzojmë për të rilindur industrinë tonë ushtarake, gjë që kemi nisur ta bëjmë. Duke e shfrytëzuar investimin më shumë në buxhet për mbrojtjen si një investim për të krijuar vende të reja pune të mirëpaguara e kështu me radhë. Një gjë besoj se është e qartë, duke parë tani që është fryma që të rriten buxhetet, na vijnë kompani nga 4 anët e Evropës, kemi këtë e atë për të shitur, blini nga ne makina, biçikleta, është diçka që tregon se çështja nuk është sa para vëmë ne në dispozicion por si i përdorim dhe me çfarë efikasiteti dhe se si e kompletojnë panoramën e përgjithshme të të gjithë vendeve evropiane. Shqipëria nuk mundet dot ta ketë një ushtri të tillë që t’i ketë të gjitha deri tek arma bërthamore. Kështu që ne duhet të jemi komplementarë në kontekstin e përgjithshëm dhe për këtë duhet një plan i koordinuar me procedura më të qarta për të gjithë dhe me garanci eficense në shfrytëzimin e parave që vendosen. Pata një bisedë me CEO enjë kompanie të madhe ushtarake në botë, më tha kam vizituar një vend në Evropë që ka blerë pafund armatime dhe që akoma s’i kanë futur në punë. Në letra rezulton si shpenzim i mjaftueshëm për ushtrinë por në fakt nuk është forcim i mbrojtjes, kështu qëe ne duhet të jemi realistë në këtë histori dhe të kuptojmë sesi do të rrisim kapacitetet, pas një x numër vitesh një sistem mbrojtjeje të Evropës më efikas, të gatshëm dhe të plotë dhe jo si do kemi nëpër blloqe shpenzime ushtarake për të blerë lart e poshtë mjete. Evropa nuk mund të kthehet në një territor kur mendohet vetëm për armë e luftë. Ka edhe gjëra të tjera që duhet të mbajmë parasysh se kur vjen puna te Evropa ka dy territore për të mbrojtur, territorin fizik dhe shpirtëror. Nëse humb territorin shpirtëror, vlera e territorit fizik bie në mënyrë të ndjeshme.”
Macron uron Ramën për fitoren nga Tirana: Rizgjedhja juaj e rëndësishme për të gjithë ne, do vazhdojmë me bashkëpunimin e dëshiruar prej vitesh
Presidenti francez Emmaneul Macron ka uruar kryeministrin Edi Rama për fitoren.
“Ju falënderoj për besimin që morët në zgjedhje, rizgjedhja juaj është shumë e rëndësishme jo vetëm për ju por për të gjithë ne. Është ky mandat që do të na lejojë të vazhdojmë këto axhenda kaq ambicioze, të dëshiruar kaq shumë nga vendi prej shumë vitesh”, tha Maron.
Macron nga Tirana: Vendi juaj në BE, do jemi krah jush për t’iu shoqëruar në realizimin e reforma
Presidenti francez Emmanuel Macron thotë se vendi i Shqipërisë është në BE.
Kemi dëshirë të shkojmë dhe më larg, është vendi i Shqipërisë në BE që është i rëndësishëm. Dua të rishpreh bindjen e plotë që kam, për bashkimin e kontinentit europian për ti bërë ballë sfidave të përbashkëta, Shqipëria ka treguar shumë, ka bërë avancime shumë të mëdha. Udha e Shqipërisë është e qartë drejt BE. Franca do jesh krah jush për t’iu shoqëruar në këto reforma, në mënyrë që meritat tuaj të njihen nga të gjithë dhe që axhenda të mbahet, ju do mban axhendat tuaj dhe ne do mbaj tonën, 2027 nuk është një perspektivë, por një realitet.
Macron nga Tirana: Rusia po injoron kërkesat amerikane për armëpushim dhe takime me Ukrainën! Trump duhet të reagojë përballë cinizmit të Putin
Presidenti francez, Emmanuel Macron, u pyet edhe për zhvillimet e fundit mes Rusisë dhe Ukrainës. Gjatë konferencës për shtyp me kryeministrin Rama, presidenti francez tha se armëpushimi dhe takimet janë kërkesa të bëra nga SHBA, të cilat deri më tani janë injoruar nga Vladimir Putin.
Sipas tij, presidenti i SHBA duhet të reagojë ndaj cinizmit të Putin,
“Ne po presim përgjigjen e Rusisë. Duke riangazhuar këtë, të shtunën që shkoi në Kiev ishim me Starmer, me Merz, Zelensky dhe kemi thirrur së bashku Trump për t’i thënë se jemi për armëpushim dhe me garanci sigurie, ndaj duhet të bëjmë presion ndaj Putin. Propozimi i Putin ishte të thoshte takohemi në Stamboll, të dielën dha pëlqimin Zelensky. Sot s’kemi asgjë. Përballë cinizmit të Putin, mendoj se Trump, i merakosur për besueshmërinë e Amerikës do të reagojë se propozimi për armëpushim dhe për t’u takuar janë amerikane. S’mund të kenë një përgjigje të tillë. Do të vazhdojmë të bashkëpunojmë.”
‘Franca mund të përfshihet në ndërtimin e hekurudhës Durrës-Prishtinë’, Rama: Është më afër nesh në procesin e integrimit, rajoni ka fituar një mbështetës besnik
Kryeministri Edi Rama, gjatë konferencën për shtyp me Macron, tha se Franca është më afër se kurrë Shqipërisë në rrugën evropiane. Ai tha se rajoni ka fituar një mbështetës besnik, ndërsa shtoi se kanë diskutuar edhe për mundësinë e përfshirjes së Francës në ndërtimin e hekurudhës Durrës-Prishtinë.
Kreu i qeverisë theksoi se do të punojnë edhe në drejtim të administrimit të ujërave dhe mbetejeve.
“Me nxitjen e presidentit për të ndihmuar Shqipërinë për rindërtimin. Ka bërë punë të jashtëzakonshme me ujësjellësin e Durrësit por është këtu për të vazhduar të mbështesë projekte të tjera që prekin energjinë e rinovueshme dhe turizmin e qëndrueshëm. Duam ta fuqizojmë marrëdhënien edhe në drejtim të administrimit të ujërave ku Franca është kampione e inovacionit, eksperiencës dhe ka kompani të cilat operojnë në të gjithë botën. Kemi folur edhe për mbetjet dhe në këtë drejtim po punojmë për të pasur një plan të përgjithshëm që bazohet jo thjesht në strategjinë që kemi por në hapat konkretë të punës pasi në negociatat me BE, ky është kapitull i rëndësishëm dhe këtu kemi shumë për të bërë. Ne kemi deri në fund këtë bashkëpunim me ekselencën franceze do të jetë vlerë e shtuar. Kemi folur edhe për mundësinë e përfshirjes së Francës në ndërtimin e hekurudhës Durrës-Prishtinë. Do të shikojmë më tutje se si mund të materializohet përfshirja.
Në fund më vjen mirë…kjo është diçka sa e vogël në përmasë, aq edhe kuptimplotë, që kur presidenti erdhi këtu herën e kaluar ishin në ish shtëpinë e diktatorit Hoxha, e cila ishte zbrazur dhe po fillonte puna për ta transformuar në një qendër kulturore me bazë rezidencat me artistë shqiptare dhe nga bota, dhe sot do të jetë kënaqësi e madhe që ta shoqërojmë presidentin për ta parë tanimë në veprim këtë projekt. Dhe kurba e këtij transformimi nga një grehinë e degraduar e mbetur nga e shkuara, në një që të jep energji Shqipërisë së të nesërmes është pasqyra e këtij bashkëpunimi. Ne jemi thellësisht mirënjohës padiskutim që sot ne e ndjejmë Francën shumë afër edhe në procesin e anëtarësimit dhe nga ana tjetër rajoni ka fituar një mbështetës të qëndrueshëm dhe besnik në të gjitha proceset transformuese në adresimin e momenteve të vështira dhe në mbështetjen për përfshirjen e rajonit në Evropën e Bashkuar.”, u shpreh Rama.
Vizita zyrtare e Macron në Tiranë, Rama pret presidentin francez në kryeministri
Kryeministri Edi Rama ka mirëpritur në kryeministri presidentin francez Emmanuel Macron.
Ata shihen teksa shtrëndojnë duart dhe më pas hyjnë brenda kryeministrisë për takimin dypalësh.
Më pas, dy liderët do të mbajnë edhe një deklaratë të përbashkët për mediat.
Presidenti i Francës ishte i pranishëm edhe dje në Tiranë në kuadër të Samitit të Komunitetit Politik Evropian, ku mblodhi bashkë liderët e vendeve evropiane.