Një stuhi breshëri e cila zgjati 20 minuta bëri që puna e një viti e rreth dhjetëra fermerëve të tre fshatrave Gjerbes , Selitë dhe Kapaj, në Mallakastër të shkojë dëm. Një ditë më pas banorët e dëmtuar tregojnë pasojat e mëdha të dëmeve.
Në shumë prej parcelave me ullishte dhe vreshtari në këtë periudhë kur ndodhen në fazën kryesore të prodhimit, breshëri e ka dëmtuar prodhimin në mënyrë të parikuperueshme.
‘Unë dje spërkata këtu, u vrenj koha, erdhi papritur stuhia dhë bëri këtë që bëri. Mbi 50% të vreshtit e ka dëmtuar. Sikur pak ndihmë të japë bashkia e shteti për parcelat që kanë njerëzit. Na dëmton sepse nuk bëj dot as një kuintal raki, kur mund të bëja 3’, tha një banorë.
‘Në ullinj, vreshta, këtu i kishim shpresat. Nuk ka prodhim këtë vit, është dëmtuar. Më ka dëmtuar 4-5 milionë lekë po’, tha një banorë tjetër.
‘Janë dy dynym vreshta që ka dëmtuar’, tha banori.
Në këto kushte fermerët kërkojnë njëzëri ndihmë nga shteti për të përballuar dëmet e kësaj fatkeqësie natyrore, edhe pse deri më sot nuk janë dëmshpërblyer asnjëherë.
‘Sikur pak ndihmë të japë bashkia e shteti për parcelat që kanë njerëzit’, tha banori.
Ata pohojnë gjithashtu se jetesën e sigurojnë vetëm nga prodhimi i këtyre kulturave dhe se nuk kanë asnjë burim tjetër të ardhurash. Stuhia e breshrit nuk kurseu asnjë kulturë të mbjellë përfshirë qepë, patate, misër, apo grurin.