TIRANË- Delegatët e Asamblesë socialiste mblidhen sot në orën 11:00 në Pallatin e Kongreseve. Rreth 350 delegatë do të dëgjojnë fillimisht fjalimin e kryesocialistit Rama, i cili do të ndalet edhe në detaje të programit qeverisë, ndërsa më pas pritet të shpalosë ekipin me të cilin do të drejtojë vendin deri në vitin 2029.
Megjithëse dy javët e fundit gjerësisht ka hamendësime emrash për kandidatë potencial për poste ministrore, Edi Rama ia ka dalë të ruaj ekskluzivitetin e kabinetit të tij të katërt. Po sot, Rama do të zbulojë edhe emrin e numrit 2 të qeverisë, postin e zv.kryeministrit, si edhe kandidaturën për Kryetar Kuvendi dhe kreun e grupit të PS.
Pas mbledhjes në Asamblesë, po në Pallatin e Kongreseve, kryesoacialisti Rama do të mbledhë grupin parlamentar të dalë nga zgjedhjet e 11 majit. Nga ana tjetër, në kampin blu, edhe demokratët në 13:00 do mbledhin grupin.
Një ditë më pas, 140 deputetët do i drejtohen Kuvendit për tu betuar. Në një seancë tjetër, që parashikohet të jetë të hënën, kryeministri Edi Rama do t’i parashtrojë Kuvendit qeverinë e tij dhe programin qeverisës.
Vetëm pasi parlamenti të votëbesojë kabinetin, ministrat e qeverisë Rama 4, do të shkojnë për dekretim dhe betim tek Presidenti i Republikës, Bajram Begaj.
Me këtë ekip të ri, kryeministri Edi Rama, i cili në zgjedhjet e 11 majit mori 83 mandate, synon të çoja para vizionin për Shqipërinë 2030 në BE.
Kabineti aktual ‘Rama 3’
Belinda Balluku- Zv.kryeministre dhe ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë
Blendi Gonxhja-Ministër i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit
Adea Pirdeni- Ministre e Shtetit për Administratën Publike dhe Antikorrupsionin
Igli Hasani-Ministër për Europën dhe Punët e Jashtme
Pirro Vengu- Ministër i Mbrojtjes
Ervin Hoxha-Ministër i Brendshëm
Petrit Malaj- Ministër i Financave
Ulsi Manja-Ministër i Drejtësisë
Ogerta Manastirliu- Ministre e Arsimit dhe Sportit
Albana Koçiu- Ministre e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale
Anila Denaj-Ministre e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural
Delina Ibrahimaj- Ministre e Shtetit për Sipërmarrjen dhe Klimën e Biznesit
Taulant Balla-Ministër i Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin
Mirela Kumbaro- Ministre e Turizmit dhe Mjedisit
Arbjan Mazniku- Ministër i Shtetit për Pushtetin Vendor
Bora Muzhaqi- Ministre e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët
Rendit zhvillimet sipas orarit:
Sot shpall qeverinë e re, Rama: Shihemi në orën 11:00
Kryesocialisti dhe kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar orën 11:00 për shpalljen e kabintetit të ri qeveritar, i cili pritet të bëhet me dije pas mbledhjes së Asamblesë së Përgjithshme Socialiste, që do të zhvillohet në Pallatin e Kongreseve.