Zgjedhjet e pjesshme të 9 nëntorit sollën një tjetër triumf të thellë për Partinë Socialiste. Kandidatët e PS-së në të pesë bashkitë që u mbajtën zgjedhjet fituan me diferenca të ndjeshme ndaj kundërshtarëve të tyre të pavarur, të cilët kishin mbështetjen e opozitës.
Në Vlorë, kandidatja socialiste Brunilda Mersini fitoi me 15 672 vota, kundrejt 2 333 votave të Dionis Sotës dhe 1 975 të Gjergji Nikës. Pas fitores, Mersini deklaroi se rezultatin ia dedikon Partisë Socialiste. E pyetur për pjesëmarrjen e ulët të qytetarëve, më e ulëta ndër bashkitë, ajo u shpreh “pjesëmarrja prodhoi një fitore”. Por a synon të kandidojë për një mandat 4-vjeçar?
“Herët për të folur”, tha ajo, ndërsa shtoi se do të jetë e përkushtuar ndaj qytetarëve.
Në Tepelenë, socialisti Gramoz Sako siguroi 77.85% të votave, duke lënë pas kandidatin e mbështetur nga PD, të riun Gabriel Guma, me 22.15%. Sako e cilësoi fushatën e tij si të shkurtër, por shembullore.
“Tani lind detyrimi kryesor që t’i shërbej qytetarëve për punët e nisura, për ato që kemi projekte. Mirënjohje pafund për qytetaret e Tepelenës”, tha Sako.
Nga ana tjetër, Guma pranoi rezultatin, duke theksuar se kjo ishte vetëm nisja e rrugëtimit të tij politik:
“Jo humbja ime, unë jam djalë i ri. Për mua politika sapo ka nisur kështu që është jeta është përpara dhe nga gabimet mësohet. Kam bërë edhe unë plot gabime gjatë kësaj periudhe të fushatës.”, tha ai.
Në Mat, kandidati socialist Altin Bojni triumfoi përballë dy kandidatëve të pavarur: Eduart Brahilika, i mbështetur nga PD, dhe Suzana Pasha, “rebelja” nga radhët e PS-së. Bojni e cilësoi rezultatin si një përgjegjësi të madhe ndaj qytetarëve.
“Është përgjegjësi e madhe që dua ta përkthejmë në më shumë punë.”, tha Bojni.
Altin Bojni pas fitores në Mat: Falenderoj banorët për besimin dhe mbështetjen, përgjegjësi e madhe
Socialisti Altin Bojni triumfoi në Mat kundrejt dy rivalëve të pavarur, Eduart Brahilika që u mbështet nga opozita dhe tjetrës që ishte brenda radhëve të partisë së tij, Suzana Pasha. Në një prononcim të shkurtër për mediat, ai tha se mbështetja e qytetarëve matjanë është një përgjegjësi e madhe.
“Dua të falenderoj të gjithë banorët e bashkisë Mat për besimin dhe mbështetjen që na kanë dhënë. Është përgjegjësi e madhe që dua ta përkthejmë në më shumë punë. Që punët e mira të mos ndalen dhe e ardhmja jonë të vazhdojë përpara që bashkia jonë të ketë zhvillim sa më të mirë.”, tha Bojni.
Mersini do drejtojë Vlorën: Fitoren ia dedikoj PS! Çuçi: Pjesëmarrja e ulët? Nuk kishte kundërshtarë të fortë
Brunilda Mersini, e cila do të drejtojë Vlorën pasi fitoi me një diferencë të thellë kundrejt dy kandidatëve të tjerë të pavarur, Dionis Sotës që u mbështet nga opozita dhe Gjergji Nikës, po ashtu nga radhët e demokratëve, por që nuk pati mbështetjen e partisë së tij. Mersini, e pyetur për pjesëmarrjen, ajo tha se u prodhua një fitore. Ajo shtoi se do të vijojë që të jetë e përkushtuar ndaj Vlorës, qytetarëve dhe nevojave të tyre.
E pyetur nëse synon një mandat 4-vjeçar, Mersini tha: “Herët për të folur”.
“Absolutisht po. Pjesëmarrja prodhoi një fitore. Më e lartë? Kjo është relative. Në momentin që ka fitore, gjithmonë ka një analizë. Por e rëndësishme është fitorja. Do të jem e përkushtuar dhe me ndjeshmëri për qytetin. E njoh ritmin dhe energjinë e qytetit. Jam e pëerkushtuar ndaj njerëzve dhe kështu do të vazhdojë. Ia dedikoj fitoren PS. Gjithmonë gara është garë, kam respekt për dy bashkëqytetarët e mi, që nesër mund të jenë koleg në dyert e bashkisë. Gjergji është anëtar i këshillit bashkiak dhe do të kemi takime të përditshme. Edhe Dionisi vjen nga biznesi.”, tha ajo.
Ndërkohë drejtuesi politik i Vlorës, Bledi Çuçi tha se nuk është i shqetësuar nga pjesëmarrja, që sipas tij, ka ardhur nga disa faktorë, mes të cilave edhe nga fati që nuk pati garë të fortë pasi rivalët politikë zgjodhën të mbështesnin kandidatë të pavarur.
“Jo, nuk mendoj kështu. Ju e patë edhe nga përqindja e votave ishin socialistët që kishin dalë për të votuar. Pjesëmarrja varej nga shumë fenomene, që ishin zgjedhje të pjesshme, pa këshilltarë, zgjedhje që nuk kishin kundërshtar të fortë. Dhe kur je pa kundërshtar, si një ndeshje futbolli kur nuk ke kundërshtar stadium ngel bosh. U vu re edhe te bashkitë e tjera. Patën rënie të ndjeshme të pjesëmarrjes. Mua nuk më shqetëson. Jam i lumtur se e para në Vlorë kemi një kryetare bashkie grua, dhe që jam entuziast për atë që do të ndodhë më pas. Edhe ju do të befasoheni me çfarë do të ndodhë në bashkinë e Vlorës në mënyrë simbolike. Do të jemi në një rrugëtim jo të shkurtër por të bukur për Vlorën.”
U mposht nga kandidati socialist në Tepelenë, Gabriel Guma: Nuk është humbje personale, për mua politika sapo ka nisur! Bëra gabime gjatë fushatës
Gabriel Guma, kandidati i pavarur që u mbështet nga opozita mori vetëm 928 vota kundrejt 3261 që mori socialisti Gramoz Sako. Në një prononcim për mediat, Guma tha se nuk e cilëson si një humbje, duke shtuar se politika për të sapo ka nisur.
“Pritshmëritë e mia ishin shumë të mira por duke qëndruar me këmbë në tokë. Jemi ok me pjesëmarrjen e njerëzve, pa njerëz të imponuar, të detyruar, pritshmëritë janë ok. Unë si them humbje personale, por një ringjallje sociale. Jo humbja ime, unë jam djalë i ri. Për mua politika sapo ka nisur kështu që është jeta është përpara dhe nga gabimet mësohet. Kam bërë edhe unë plot gabime gjatë kësaj periudhe të fushatës.”, tha ai.
Fitoi bindshëm në Tepelenë, socialisti Gramoz Sako: Fushata ishte e shkurtër, por model! Do jem në shërbim të qytetarëve
Socialisti Gramoz Sako, i cili fitoi Tepelenën me një diferencë të thellë kundrejt kandidatit të pavarur Gabriel Guma që u mbështet nga opozita, falenderoi qytetarët për mbështetjen e dhënë. Ai tha se fushata ishte e shkurtër, por ishte model duke shtuar se do të jetë në shërbim të qytetarëve.
“Pas një fushate të shkurtër, model që u pa edhe nga ju në një oë me reshje por qytetarët e shprehën vullnetin e tyre. Tani lind detyrimi kryesor që t’i shërbej qytetarëve për punët e nisura, për ato që kemi projekte. Mirënjohje pafund për qytetaret e Tepelenës, PS që e kishte përcaktuar fitoren që nga dita e parë e deri tani”, tha ai.