10
INVESTIMET E HUAJA DIREKTE
Viti 2024 1,580 mln euro
Viti 2025 1,635 mln euro
Diferenca +55 mln euro
I pandryshuar mbetet sektori që po rrëmben miliona euro investime të huaja. Afro 561 milionë euro para të huaja janë përdorur për blerje pasurish të paluajtshme ose rreth 34% e totalit të investimeve të bëra vjet në Shqipëri. Në krahasim me vitin e kaluar investimet në sektorin e pasurive të paluajtshme u rritën me 182 milionë euro.
Për ekspertët e tregut të pasurive të paluajtshme, Shqipëria është ende një treg me leverdi për të huajt, pasi çmimet e pronave për ata janë të përballueshme. Ndërsa vala e blerjeve të apartamenteve nga shtetas jo rezidentë, po vijon të shtrenjtojë pronat në vend.
INVESTIMET E HUAJA SIPAS SEKTORËVE
Pasuri të paluajtshme 561 mln euro
Aktivitete financiare 291 mln euro
Tregtia me pakicë 162 mln euro
Industria nxjerrëse 161 mln euro
Energjia elektrike 132 mln euro
Industria përpunuese 107 mln euro
Tregu i pronave ndiqet pas nga aktivitetet financiare 291 milionë euro, më pas tregtia me pakicë dhe shumicë prej 162 milionë euro, ndjekur nga industria nxjerrëse me 161 milionë euro investime dhe më pas energjia elektrike që ka përfituar me 132 milionë euro.
Sa i takon hartës gjeografike se nga po vijnë investimet e huaja, referuar të dhënave të Bankës së Shqipërisë lista kryesohet nga Holanda, Italia, Kosova, Turqia dhe Austria me vlerën më të madhe të investimeve në Shqipëri.
INVESTIMET E HUAJA SIPAS SHTETEVE
Viti 2025 Viti 2024
Holandë 388 mln euro 176 mln euro
Itali 187 mln euro 196 mln euro
Kosovë 186 mln euro 96 mln euro
Turqi 181 mln euro 257 mln euro
Austri 146 mln euro 119 mln euro