Deklarata e fortë e Matt Palumbos: Edi Rama është i vetëdijshëm se ekziston mundësia që të hetohet, sidomos për shkak të Charles McGonigal
Kuvendi i Kosovës ka dalë me njoftim lidhur me mbledhjen e Kryesisë së Kuvendit, e cila dështoi në mungesë të kuorumit dhe takimin e Kryeparlamentarit Dimal Basha me Presidenten Vjosa Osmani.
Sa i përket takimit me Osmanin, në njoftim thuhet se Basha e njoftoi Presidenten lidhur me përfundimin e seancës konstituive, pasi që Basha e konsideroi Kuvendin si të konstituar ndonëse ka dështuar zgjedhja e nënkryetarit serb, dhe argumentet e tij lidhur me këtë çështje, shkruan
“Duke sqaruar vendimin e tij për të shpallur të përfunduar seancën konstituive të Kuvendit, kryetari Basha tha se Kuvendi tashmë ka kryetarin dhe katër nënkryetarë, rrjedhimisht pesë nga gjashtë anëtarët e Kryesisë, duke siguruar kështu kuorumin e mjaftueshëm për të vazhduar me punë”, thuhet në njoftim.
“Pika 4 e seancës konstituive është ezauruar, sepse të gjithë deputetët nga komuniteti serb i janë nënshtruar nga tri herë kandidaturës për nënkryetar dhe asnjëri nga ta nuk i ka marrë votat e mjaftueshme. Pra, dy prej tyre nuk kanë pranuar kandidaturën, ndërsa tetë të tjerë nuk i kanë marrë votat e mjaftueshme. Si kryetar i Kuvendit kam qenë para një situate që ose të ndërpres punimet e Kuvendit, ose të vazhdojë punimet me një Kryesi funksionale, me pesë nga gjashtë anëtarët. Në atë moment unë kam vlerësuar se Kuvendi nuk duhet të mbetet jofunksional për shkak të moszgjedhjes së një nënkryetari”, citohet deklarata e Bashës.
Basha tutje ka thënë se ka përgjegjësi ta funksionalizoj Kuvendin.
“Kam përgjegjësi para qytetarëve, para institucioneve por edhe para miqve ndërkombëtarë, që ta funksionalizoj Kuvendin. Kuvendi është organi më i lartë i Republikës, nga derivon ekzekutivi, gjyqësori dhe presidenti, prandaj për mua ka qenë shumë e rëndësishme ta konsideroj Kuvendin të konstituuar. Për këtë arsyetim baza ime ka qenë Rregullorja e Kuvendit”, citohet të ketë thënë Basha.
Ndërkohë për mbledhjen e Kryesisë thuhet se qëllimi i ftesës ishte konsultimi me nënkryetarët e Kuvendit lidhur me hapat në vijim, shkruan Reporteri.net.
Mbledhja e Kryesisë nuk u mbajt në mungesë të kuorumit. Në sallë shkaun vetëm Basha dhe nënkryetaret Albulena Haxhiu e Emilija Rexhepi, përderisa munguan nënkryetarët Vlora Çitaku dhe Kujtim Shala.