Klea Lalo, Irena Toshkallari dhe Elis Halili janë tre emrat që do të votohen sot me votë të fshehtë se kush prej tyre do të bëhet kryetar i përkohshëm. Këshilltarët opozitarë kërkuan praninë e Dredhës në mbledhje për të dhënë arsyet e dorëheqjes.
“Kryetemë e mbledhjes është dorëheqja e kryetarit të bashkisë dhe zgjedhja e një prej nënkryetarëve, unë mendoj se duhet të vijë kryetari i bashkisë. Pavarësisht se ka dhënë dorëheqjen, është i detyruar të vijë dhe të marrë pjesë në mbledhje. Do të ishte e udhës të na sqaronte pjesën e dorëheqjes, se një kryetar i zgjedhur me votë nuk mund ta anashkalojë mbledhjen e fundit, ku kryetema është vetë ai. Të na japë arsyet.”, tha Gjergji Nika.
Ermal Dredha dha dorëheqjen nga detyra e kryebashkiakut të Vlorës më datë 10 shtator. Dredha, i cili drejtonte Vlorën prej muajit korrik 2023, në letrën e dorëheqjes e argumentoi dorëzimin e detyrës si një akt reflektimi dhe përgjegjësie, dhe se po largohet me dinjitet për “t’i hapur rrugë energjive dhe ideve të reja”.