Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të mblidhet sot nga ora 13:30.
Në rendin e saj të ditës do të jenë disa pika, në mesin e të cilave edhe marrja e vendimit për pagesën e stafit të angazhuar në zgjedhjet e 9 shkurtit.
Këto janë të gjitha pikat e ditës.
Shqyrtimi dhe miratimi i draftprojektit për organizimin e punëtorisë paszgjedhore në bashkëpunim me komisionin e Venecies.
Këshilli për operacione zgjedhore.
Shqyrtimi dhe miratimi i rekomandimit për marrjen e vendimit për pagesën e stafit të angazhuar në qendra të votimit në përfaqësitë diplomatike dhe stafit të angazhuar në tërheqjen e dërgesave postare për zgjedhjet e Kuvendit të Republikës së Kosovës, të datës 09.02.2025.
Shqyrtimi dhe miratimi i rekomandimit për asgjësimin e materialit zgjedhor 2025.
Shqyrtimi dhe miratimi i plotësimndryshimit të Rregullores zgjedhore Nr. 10/2024
Fletëvotimet dhe broshurat.
Shqyrtimi dhe miratimi i plotësim ndryshimit të Rregullores zgjedhore Nr.03/2024 krijimi,
Konfirmimi dhe kundërshtimi i listës së votuesve.
Këshilli për çështje ligjore.
Shqyrtimi dhe miratimi i kërkesës për zëvendësimin e anëtarit të Kuvendit komunal në Fushë-Kosovë./Indeksonline/