5
Mbretëria e Bashkuar dhe Bashkimi Evropian janë drejt finalizimit të një marrëveshjeje, që u jep akses anijeve të peshkimit europiane në ujërat britanikë.
Marrëveshja ka një afat prej 12 vitesh, ndërkohë që qeveria britanike argumenton se ka siguruar më shumë të drejta tregtare për produktet ushqimore dhe bujqësore në Bashkimin Evropian.
Marrëveshja parashikon “akses të plotë reciprok në ujëra për peshkim deri më 30 qershor 2038 dhe zgjerimin e bashkëpunimit në energji në mënyrë të vazhdueshme”.
Një pakt për mbrojtje dhe siguri do të jetë në qendër të marrëveshjes që do të arrihet brenda pak orësh, raporton BBC, ku të dyja palët theksojnë dëshirën e përbashkët për thellimin e bashkëpunimit.