Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, është deklaruar për media pas takimit me krerët e partive dhe me presidentën Vjosa Osmani.
Krasniqi, është shprehur se ka kërkuar që kryetari i VV-së ta ndryshojë kandidatin dhe të vijë me një propozim që e merr shumicën parlamentare.
Ndërsa ka thënë se ska tym të bardhë nga ky takim.
“Ishte diskutim brenda pozicioneve që i dini. Kërkova që kryetari i VV-së ta ndryshojë kandidatin. Të vijë me një propozim që e merr shumicën parlamentare. Nuk pres të ndodhë ky ndryshim. Jemi në situatën e njëjtë. Duhet ta shohim si hap para këtë, një përpjekje shtesë edhe përfshirjen e presidentes për të gjetur rrugëzgjidhje. Kjo krizë nuk është procedurale, është politike. Dhe duhet të kishte zgjidhje politike. Por nëse kjo qasje autoritare vazhdon, do të bëjmë çmos për të gjetur zgjidhje”, ka thënë Krasniqi