Mesila Doda do të jetë deputete e pavarur në Kuvend, duke ‘tradhtuar’ kështu kreun demokrat Sali Berisha. Në zgjedhjet parlamentare të 11 majit, kreu i PD u dha aleatëve vende në listat e sigurta, duke shpërblyer edhe kreun e PDIU-së, Shpëtim Idrizin.
Por, deputetja e tij ka zgjedhur që të jetë e pavarur në Kuvend, duke refuzuar t’iu bashkohet 3 grupeve parlamentare opozitare. Nën siglën e PD-së, Mesila Doda garoi në listën e mbyllur të Tiranës, duke fituar automatikisht vendin si deputete.
Por, në ndryshim nga aleatët e tjerë, të cilët i kanë marrë PD deputetë hua për të formuar grupe parlamentare, burimet i thanë Report Tv se ajo do të jetë deputete e pavarur. Shenjën e parë të distancimit, Mesila Doda e dha në seancën e një dite më parë në Kuvend, ku mori pjesë në votim për kryesinë e komisioneve kuvendore, edhe pse opozita braktisi sallën.
Ndërkohë, Report Tv mësoi edhe emrat e grupit të tretë parlamentar të opozitës, atë të Partisë Republikane. Kreu i grupit do të jetë Fatmir Mediu, ndërsa për të formuar grupin për të cilin duhen 7 deputetë, i janë bashkuar Vangjel Dule nga PBDNJ, Artan Luku PAA, Greta Bardeli nga PD, Denisa Vata nga PD, Zija Ismaili nga PD dhe Fidel Kreka nga PD.
Grupi Parlamentar i Partisë Republikane
Fatmir Mediu nga PR
Vangjel Dule nga PBDNJ
Greta Bardeli PD
Denisa Vata PD
Zija Ismaili PD
Artan Luku PAA
Fidel Kreka PD
Grupi Parlamentar i PL
Tedi Blushi – Kryetar
Edmond Haxhinasto – Zv/Kryetar
Erisa Xhixho – Zëdhënëse
Brunilda Haxhiu – Sekretare
Ina Zhupa- PD
Ledina Alolli- PD
Klodiana Çapja- PD
Rendit zhvillimet sipas orarit:
Të Fundit
Ora 16:42
Opozita me tre Grupe Parlamentare/ Edhe Fatmir Mediu me Vangjel Dulen bëhen më vete, marrin ‘borxh’ 4 deputetë nga PD (Emrat)
1758120262_80001729154933xdulemediu973.png
Opozita shqiptare do të përfaqësohet në këtë legjislacion me tre grupe parlamentare. Pas grupit parlamentar të PD dhe grupit të PL-së, një tjetër grup parlamentar është krijuar nga radhët e opozitës.
Grupi i tretë do të ketë 7 deputetë, përfshirë katër ligjvënës nga Partia Demokratike.
Grupi do të përbëhet: Fatmir Mediu nga PR, Vangjel Dule nga PBDNJ, Greta Bardeli PD, Denisa Vata PD, Zija Ismaili PD, Artan Luku PAA dhe Fidel Kreka PD.