21
©2024 All Right Reserved. I dizajnuar dhe i zhvilluar nga Gazeta17shkurti.com
Ministri i Shëndetësisë, Dr. Azir Aliu, realizoi sot një takim pune me ambasadorin italian, Paolo Palminteri, ku u diskutua për tema aktuale nga fusha e shëndetësisë.
“Gjatë takimit të sotëm me ambasadorin Palminteri patëm një bisedë miqësore dhe konstruktive, duke riafirmuar marrëdhëniet e shkëlqyera dypalëshe mes dy vendeve tona. Në takim u diskutua gjithashtu për përfshirjen e një eksperti nga Italia, i cili do të jetë pjesë e komisionit ndërkombëtar të ekspertëve që do të shqyrtojë rastet e kardiokirurgjisë, pas përfundimit të punës së komisionit të brendshëm me ekspertët vendorë. Së bashku vazhdojmë me transparencë, besim dhe qasje profesionale drejt përmirësimit të sistemit shëndetësor,”- theksoi ministri Aliu gjatë takimit.
Gazeta17shkurti.com është një portal online që fokusohet kryesisht në politikën brenda dhe jashtë vendit, analizat, dhe çdo temë që lidhet me interesin e gjerë të qytetarëve. Synimi i Gazeta17shkurti.com është të ofrojë informacion të saktë, objektiv dhe të plotë për lexuesit në të gjitha aspektet e aktualitetit, duke respektuar etikën dhe standardet profesionale të gazetarisë.
©2024 All Right Reserved. I dizajnuar dhe i zhvilluar nga Gazeta17shkurti.com