Gjatë muajit gusht, gratë dhe vajzat në Durrës mund t’i drejtohen spitalit rajonal të këtij qyteti, për kryerjen e mamografive falas pa rekomandimin e mjekut. ”Kontrollet shpëtojnë jetë. Durrësi është ndalesa jonë e radhës! Gratë dhe vajzat mund të kryejnë mamografinë falas, pa sistem referimi, pranë Spitalit Rajonal”, u shpreh Koçiu.
Po ashtu Koçiu solli në vëmendje se në muajin korrik, në Spitalin Rajonal Vlorë u realizuan rreth 50 mamografi falas, duke i dhënë çdo gruaje mundësinë për një kontroll të nevojshëm, për shëndetin dhe jetën e saj.
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka vendosur ta shtrijë fushatën e saj sensibilizuese gjatë gjithë vitit. Kontrollet e rregullta janë thelbësore për luftën kundër kancerit dhe mbrojtjen e shëndetit.