“I pari ngritja dhe konsolidimi i kapaciteteve institucionale për të parandaluar, zbuluar dhe analizuar ndërhyrjet e huaja në fushatat zgjedhore, përforcimi i mbrojtjes ligjore dhe mekanizmave të monitorimit, rritja e trasnparencës dhe mekanizmat për mbikëqyrjen e financimeve politike, forcimi i përgjegjësisë dhe koordinimi për parandalimin e ndërhyrjeve të huaja. I dyti, mbrojtja e sigurisë kombëtare nga ndërhyrjet e huaja. I treti, mbrojtja e ekonomisë dhe sektorëve të tjerë kritikë. I katërti, mbrojtja dhe forcimi i lirisë së shprehjes dhe medias dhe rritja e ndërgjegjësimit së opinionit publik kundër dezinformimit.”, tha ai.

Ai solli si shembull ndikimin e lajmeve të rreme gjatë pandemisë së Covid-19 dhe konflikteve të armatosura, si lufta në Ukrainë, ndërsa shtoi se do të rrisin bashkëpunimin me NATO-n dhe BE në adresimin  e rreziqeve hibride.

 

“Në cilësinë e një vendi partner, Shqipëria synon të intensifikojë bashkëpunimin me NATO-në dhe BE-në për adresimin e rreziqeve hibride. Kjo nënkupton shkëmbimin e informacionit, ndarjen e praktikave më të mira dhe koordinimin e përgjigjeve ndaj fushatave keqdashëse informative në nivel rajonal dhe global”, theksoi Braçe.

 

Braçe theksoi gjithashtu se, “është parashikuar ngritja e një Komiteti ndërinstitucional ose mekanizmi koordinues që do të mbikëqyrë zbatimin e strategjisë hap pas hapi në bashkëpunim të ngushtë me Kuvendin”.