Avokati i Hashim Thaçit, Luka Mishetiq ka marrë fjalën gjatë seancës së sotme në Hagë kur katërshja e UÇK-së pritet t’i thotë fjalët përfundimtare. Ai ritheksoi se nuk ka asnjë raport për Thaçin, pra nuk ka prova që i njëjti kishte një rol në përgatitjen apo shpërndarjen e komunikatave të UÇK-së.
Avokati i Thaçit, Lluka Mishetiq tha se nuk ka asnjë provë që Thaçi ka pasur rol në kryerjen e krimeve apo ka transmetuar “qëllimin e përbashkët kriminal” të të akuzuarve, apo të ketë pasur rol në hartimin dhe shpërndarjen e komunikatave të UÇK-së.
“Konsensusi i provave dhe dëshmitarëve ndërkombëtarë dhe brenda UÇK-së ishte se Thaçi nuk dyshohej se ishte përfshirë në krime lufte apo në ndonjë politikë që shënjestronte kundërshtarët. ZPS nuk kishte përgjigje për të hedhur poshtë këto pretendime të hënën. ZPS tha në kundërpërgjigjet e tyre të hënë se mbrojtja nuk dëshiron që ju të bëni punën tuaj si gjykatës”, tha ai,
“Mbrojtja e di që do të pranoni provat tona. ZPS është që nuk dëshiron të bënin punën tuaj, por të atyre. Duan që ju të gjeni prova që ata nuk arritën të gjenin. Ata dështuan të gjenin prova”, tha Mishetiq.
Sipas tij, Zyra e Prokurorit të Specializuar bëri “mëkat të madh”, pasi sipas tij, premtoi shumë, por nuk i mbështeti pretendimet me prova.
“Ata kanë premtuar fishekzjarrë, spektakël, por kanë paraqitur asgjë”, tha ai.
Misheqit shtoi se ZPS nuk jep asnjë shpjegim racional apo logjik për mënyrën se pse anëtarët e NPK-së pretendohet të kenë transmetuar qëllimin e përbashkët kriminal përmes komunikatave.
“Nu ka asnjë raport për Thaçin. Ju thamë që s’ka prova që Thaçi kishte një rol në përgatitjen apo shpërndarjen e komunikatave. ZPS nuk ka ofruar asnjë shpjegim racional apo logjik për mënyrën se si anëtarët e NPK-së pretendojnë se është transmetuar qëllimi i përbashkët kriminal përmes komunikatave, nëse UÇK ka pasur një zinxhir komandues funksional. Ju thamë gjithashtu se konsensusi i provave të dëshmitarëve ndërkombëtarë dhe brenda UÇK-së është që Hashim Thaçi nuk dyshohet të ketë qenë i përfshirë në krime lufte apo politikë që shënjestronte të ashtuquajtur kundërshtarë. ZPZ nuk kishte argumente për të hedhur poshtë këto pika themelore, pra ato nuk kishin përgjigje”, tha Misheqit.
“Ata kishin 45 minuta në dispozicion kur përfunduan kundër argumentet e tyre, por nuk e bënë këtë gjë sepse nuk kishin përgjigje. Kur ata nuk ishin në gjendje që të paraqesin kundër argumente, ZPS tha se kundër përgjigjet e tyre të hënën duke pretenduar se mbrojtja nuk do që ju të bëni punën tuaj, juve gjykatës”.