“Misioni humanitar” i Shemsi Bahtirit nuk kreu punë. Aktivisti i zëshëm i Lëvizjes Vetëvendosje i arrestuar në operacionin “Qielli i thyer” mbetet në paraburgim nën akuzat për trafikim me drogë.
Retorika e zakonshme e aktivistëve nuk funksionoi këtë herë.
Gjykata e Apelit e Kosovës ka hedhur poshtë ankesat e mbrojtjes dhe ka lënë në fuqi vendimin për paraburgim ndaj 22 të arrestuarve në aksionin “Qielli i Thyer” , mes tyre edhe Shemsi Bahtiri, aktivist i Lëvizjes Vetëvendosje.
“Gjykata e Apelit e Kosovës – Departamenti Special, i ka refuzuar si të pabazuar ankesat e mbrojtësve së të pandehurve R.N., A.K., R.B., A.I., A.Gj., E.I., Sh.B., A.V., B.Sh., E.E., R.V., R.B., A.R., E.B., A.M., K.D., O.V., L.T., K.B., K.A., Y.M. dhe S.L., ndërsa ka vërtetuar aktvendimin e Gjykatës Themelore në Prishtinë – Departamenti Special, PPPS.nr.50/2024, të datës 04.06.2025”, thuhet në njoftimin e Apelit.
Themelorja me aktvendimin e 4 qershorit 2025 të pandehurve ua kishte caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej 30 ditësh.
Ironia më e madhe qëndron në tentimin e Bahtirit për ta shndërruar vetën nga një i pandehur për krim të organizuar në një “misionar të heshtur”.
Në paraqitjen e parë në gjykatë, në bazë të asaj që raportoi RTV Dukagjini, Bahtiri ka deklaruar “se sa për ligj nuk e bëjë asnjërën nga keto, vetëm ti ndihmojë popullit të tij”.
Krejt këto i tha teksa kundërshtonte kërkesën për caktim të paraburgimit.