Në Memaliaj, rruga që shkon në fshatin Xhafaj në Buz, është e bllokuar nga rrëshqitja e dherave. Furnizimi me energji elektrike s’është ndërprerë, me përjashtim të fiderit që furnizon njësinë administrative Dropull i Sipërm, Bashkia Dropull dhe një pjesë e qytetit të Tepelenës që janë jashtë pune.
Gjatë natës ka pasur reshje shiu intensive me intervale në qarkun e Gjirokastrës. Në aksin Tepelenë-Gjirokastër ka prezencë të inerteve. Firma kontraktore ndodhet në terren, ndërsa qarkullimi i automjeteve nuk është ndërprerë.
Gjithashtu në Memaliaj, rruga që shkon në fshatin Xhafaj në Buz, është e bllokuar nga rrëshqitja e dherave.
Furnizimi me energji elektrike s’ka ndërprerje, me përjashtim të fiderit që furnizon njësinë administrative Dropull i Sipërm, Bashkia Dropull dhe një pjesë e qytetit të Tepelenës që janë jashtë pune. Gjithë pjesa tjetër e qarkut furnizohet normalisht. Furnizimi me ujë të pijshëm është i pandërprerë. Nivelet e lumit Vjosë dhe Drino janë në kuota normale.