Moti i keq ka shkaktuar problematika në jug. Në Delvinë, situata paraqitet problematike. Ujërat nga reshjet e dendura të shiut kanë vërshuar si “lumë”, siç shihet
Në qytetin e Gjirokastrës, ka probleme me furnizimin me energji elektrike që prej mbrëmjes së djeshme.
Situatë problematike paraqitet edhe në njësitë administrative të Lopësit, Kurveleshit në Tepelenë, Krahësit, Luftinjës e Qesaratit në Memaliaj, të Zagorisë, Picarit, Lazaratit, Dropullit e Lunxherisë në Gjirokaster, të cilët prej 12 orësh nuk kanë energji elektrike.
Grupet e OSHEE ndodhen në terren për të riparuar defektet që kanë shkaktuar shkarkesat atmosferike në sistemin e shpërndarjes.
Situata nga moti i keq në Korçë, rënie inertesh në disa rrugë! Pa energji elektrike mbi 770 abonentë në disa zona

Në qarkun e Korçës, situata nga moti i keq paraqitet e qetë. Reshjet kanë sjellë prezencë inertesh dhe grumbullime ujërash në disa segmente rrugore, por ARRSH njofton se të gjitha akset janë të hapura.
Sipas OSHEE, për shkak të erës dhe reshjeve aktualisht janë pa energji 776 abonentë në këta fidera: Fideri Vithkuq – N/St Rehovë: 289 abonentë; Fideri Potgozhan – N/St Gur i Kuq: 130 abonentë; Fideri 3 – N/St Ersekë: 100 abonentë; si dhe Fideri JO6 – N/St Leskovik: 257 abonentë.
Grupet operative të OSHEE dhe strukturave vendore janë në terren dhe po punojnë për rikthimin sa më të shpejtë të energjisë elektrike dhe garantimin e normalitetit në të gjitha zonat.
Elbasan/ Rënie gurësh dhe inertesh në disa akse rrugore, probleme me energji elektrike në disa zona
Në qarkun e Elbasanit, reshjet e shiut kanë qenë me intensitet më të lartë gjatë natës. Autoritetet thonë se ka pasur rënie gurësh dhe inertesh në disa akse rrugore. Më konkretisht, në aksin nacional Elbasan- Qafë Thanë ka pasur rënie gurësh dhe rënie pemësh në dy raste. Në Elbasan-Peqin, ka pasur dalje aluvionesh.
Në aksin Elbasan-Gjinar në Derstilë dhe në aksin Gramsh-Moglice në Bersnik ka pasur rënie inertesh e aluvionesh. Por në të gjitha akset është ndërhyrë shpejt dhe janë të hapura për qarkullim. Në qytetin e Elbasanit, ka pasur prani uji në sasi tëmëdha por pa shkaktuar probleme me qarkullimin.
Po ashtu, strukturat njoftojnë se ka pasur ndërprerje me energji elektrike në zonat malore të njësive administrative Orenje Linik, Polis, Hotolisht të bashkisë Librazhd, Qukës neë bashkinë Prrenjas, fidri i Banjës ne bashkinë Gramsh, dhe Labinot Fushe në bashkinë Elbasan. Po punohet për riparimin e defekteve.
Moti i keq/ Vërshojnë ujërat në Delvinë, izolohen banorët në fshatin Vanë dhe lagjen Xhermëhallë (VIDEO)